TIRANË- Deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit u mblodhën sërish në një takim, ku kanë diskutuar për aksionin e opozitës. Duket se Bardhi dhe Berisha nuk do të heqin dorë nga skenarët e dhunës në Kuvend, të cilët paralajmëruan se do të protestojnë sërish derisa të kthehen të drejtat e opozitës.
Berisha po e përdor gjithë këtë skenar për përballjen e tij me drejtësinë sa i takon çështjes së Partizanit, ndërsa në një dalje për mediat tha se do të vijojnë betejën për të vendosur të drejtat Kushtetuese në Kuvend. Një thirrje e pati edhe për deputetët e PS, që u kërkoi të respektojnë protestën e opozitës.
“Nëse ne protestojmë për të drejtat kushtetuese minimumi është që të respektoni protestën. Mos të ndodhë si dje që ata merrnin fjalën si e si të zhurmonin protestën tonë. Kjo i turpëron ata. Ne po protestojmë për ekzistencën e parlamentit, pluralizmit”, tha Berisha.
Sa i takon përplasjes fizike mes deputetit të Rithemelimit Bledion Nallbati dhe atij socialsit Vullnet Sina, Berisha thotë se fajin e kishte Sina pasi u përpoq të ndërprenë protestën e opozitës.
“Jo me dhunë, dhunën e nisi ai tjetri i cili për të thyer protestën tonë, ju nënshtruar kryetares së parlamentit që e mbushi me gardistë dhe kërkonte t’i kundërvihej protestës sonë. Të tjerat i ekzagjeruan mediat dhe ai nuk u godit. Pati përplasje fizike se u vërsul drejt tij”, tha Berisha.
Bardhi tha se PS po i nxit të ndërmarrin akte ekstreme dhe se opozita do i përgjigjet çdo provokimi.
Çdo provokimi do t’i përgjigjemi me mjete demokratikët, nuk pranojmë asgjësimin e opozitës, do mbrojmë mandatet tona të fituara me sakrificë, me votë të qytetarëve. Ti mohosh të drejtat do presësh akt në mbrojtje të deputetëve të opozitës. Po na nxisin drejt akteve ekstreme, jemi gati të bëjmë çdo akt ekstrem brenda hapësirës demokratike për t’u vetëmbrojtur deputetët e opozitës", tha Bardhi.
Gazment Bardhi, pas mbledhjes me deputetët e Berishës ka komentuar kaosin në Kuvend. Bardhi tha për mediat se do t’i përgjigjen çdo provokimi të PS. Sa i takon përleshjes fizike mes dy deputetëve, Bardhi u shpreh se po t’i mohosh të drejtat opozitës do ketë akte mbrojtje nga deputetët e opozitës. Bardhi i bëri thirrje Nikollës që të zbatojë Kushtetutën, ndërsa thotë se revolta e opozitës ka ardhur pasi nuk pranohet nga PS ngritja e Komisioneve Hetimore.
"Revolta e deputeteve të opozitës në Kuvend ka të bëjë me tre kërkesa të drejta, të pranohen komisionet hetimore. 45 deputetë kanë kërkuar ngritjen e 3 komisioneve hetimore dhe mazhoranca është e detyruar t’i pranojë, kush do jenë përfaqësuesit e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore. Shkresa se si janë caktuar anëtarët aktualë të kom të reformës zgjedhore. Me shkresën nga PD për kryetaren e Kuvendit, specifikisht thuhet “jeni propozimet për komisionin e reformës zgjedhore dhe janë 9 anëtarët”. Kjo është procedura se si caktohen. Është çështje e deputetëve, përfshi të PL dhe PDIU që kanë përfaqësuesit e tyre, kanë dorëzuar një propozim, për përbërjen e komisionit. Nuk mundet kundërshtari politik të na thotë nuk duam këto, por do keni këto që dëshirojmë ne Nikolla duhet të heqë dorë së trajtuari e veten si specialiste e arkivit të protokollit të Bashës, duhet të respektojë rregulloren e parlamentit.
Çdo provokimi do t’i përgjigjemi me mjete demokratikët, nuk pranojmë asgjësimin e opozitës, do mbrojmë mandatet tona të fituara me sakrificë, me votë të qytetarëve. Ti mohosh të drejtat do presësh akt në mbrojtje të deputetëve të opozitës. Po na nxisin drejt akteve ekstreme, jemi gati të bëjmë çdo akt ekstrem brenda hapësirës demokratike për t’u vetëmbrojtur deputetët e opozitës", tha Bardhi.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së përbashkët mes deputetëve të Rithemelimit dhe Gazment Bardhit. Berisha tha se do të vijojnë protestën në parlament derisa të kthejnë pluralizmin. Sa i takon përplasjes fizike mes deputetit të Rithemelimit Bledion Nallbati dhe atij socialsit Vullnet Sina, Berisha thotë se fajin e kishte Sina pasi u përpoq të ndërprenë protestën e opozitës.
“Dënoj çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në parlament. U kërkoj deputetëve socialistë mos merrni rolin e provokatorit. Nëse ne protestojmë për të drejtat kushtetuese minimumi është që të respektoni protestën. Mos të ndodhë si dje që ata merrnin fjalën si e si të zhurmonin protestën tonë. Kjo i turpëron ata. Ne po protestojmë për ekzistencën e parlamentit, pluralizmit. Përgjigja do jetë publike. Rama ka zgjedhur taktikë të mbyllë parlamentin në mënyrë që ta bëjë të paqenë parlamentin. Do ketë një seancë me datë 2 dhe seancën tjetër me datë 22. Jemi të betuar që do rivendosim të drejtat tona kushtuese. Jo me dhunë, dhunën e nisi ai tjetri i cili për të thyer protestën tonë, ju nënshtruar kryetares së parlamentit që e mbushi me gardistë dhe kërkonte t’i kundërvihej protestës sonë. Të tjerat i ekzagjeruan mediat dhe ai nuk u godit. Pati përplasje fizike se u vërsul drejt tij. Shkeli moralisht çdo gjë, ne në protestë mori fjalën për të na prish protestën tonë. Ky nuk mund të prishë protestën tonë”, tha Berisha.
/Gjysem leku/ eshte katandisur fytyra e Berishes! Efekti psikologjik qe i ka lene hetimi i SPAK-ut ne shendet eshte shume i dukshem.S.d.q.duket qe Berisha e ka zgjedhur zevendesin e Bashes-Bardhin!
PërgjigjuKryesia e kuvendit duhet te marre masa me perjashtimin e deputeteve "sherxhinj" qe s'duan te funksionoj normalisht Kuvendi.Dhuna nuk eshte rruga e duhur per nje Kuvend demokratik.Per veprimet e denueshme ligjerisht duhet bere padi ne organet e drejtesise.Askush nuk duhet te kete imunitet perball ketyre veprimeve."Rithemelimi" te shkoj ne gjykate ,te rregjistrohet si parti politike dhe te marre gjithe te drejtat qe pretendon dhe qe i takojne me ligj.
PërgjigjuCfare proreste do te bej ne parlament nje i penalizuar familjarisht nga drejtesia shqiptare nje dhunues qe cdo gje e ben me vetedije???Berisha + Noka + psikopat Bardhi + gorja hajduti Paloka burracaket qe skan respekt as per pantallonet qe kane veshur tju vij turp qe shajn dhe ofendoj zonjat e nderuara te parlamentit dhe kuvendit shqiptar!
Përgjigju