Deputetët e komisionit të sigurisë:
SHISH të hetojë ‘Panama Papers'

Deputetët e komisionit të sigurisë:<br />SHISH të hetojë ‘Panama Papers'
Deputetët e komsionit të sigurisë kombëtare i kërkojnë Shërbimit Informativ Shtetëror që të vihet në lëvizje dhe të zbardhë emrat e shqiptarëve të përfshirë në skandalin e Panamasë.

Arben Çuko dhe Xhemal Qefalia, në një intervstë për Report Tv, thonë se SHISH duhet të hetojë me imtësi brenda dhe jashtë vendit mbi zyrtarët dhe biznesmenët që kanë fshehur pasuritë. Hetimet, sipas tyre, duhet të nisin dhe strukturat e tjera shtetëtërore.

“Jo vetëm SHISH, prokuroria besoj, drejtoria e pastrimit të parave, që ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim dhe unë mendoj që sa më shpejt të ngrihet hetimi, sa më shpejt të mbyllet ky hetim, aq më mirë do jetë për qartësimin e publikut se kush janë këta që fshehin paratë, se pista fshihen nuk fshihen paratë e pastra”, thotë Çuko.

Ndërsa, Qefalia shprehet se: “Absolutisht Shërbimi Informativ Kombëtar është një organ ligjzbatues i cili duke të ndjekë me hollësi të gjithë situatën që ndodh në vend dhe jashtë tij dhe është detyrë e shëbimit që kryesisht duhet të fillojë të hetojë nese ka ish-zyrtatë apo zyrtarë aktualë të cilët janë përfshirë në këtë skandal ndërkombëtar”.

Depuetët konfirmojnë se Visho Ajazi Lika, kreu i SHISH do të thirret të raportojë mbi këtë skandal, ku janë përfshirë dhe shqiptarë, në komisoninin e sigurisë kombëtare.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'