Deputetët e PD jashtë zgjedhjeve
të partisë, procesi me delegatë

Deputetët e PD jashtë zgjedhjeve<br />të partisë, procesi me delegatë
TIRANE- Deputetët e Partisë Demokratike do të jenë të përjashtuar tërësisht nga procesi i zgjedhjeve të brendshme të partisë. Nëpërmjet një vendimi të marrë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të gjithë deputetët e PD-së të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit nuk do të marrin pjesë në procesin e riformatimit të partisë.

Burime nga selia blu bëjnë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” se i gjithë procesi do të zhvillohet nëpërmjet delegatëve që do të zgjidhen nga kryetari i partisë, ku do të përjashtohen të gjithë deputetët aktualë të partisë.

Përjashtimi i deputetëve
Vendimi për të përjashtuar deputetët është marrë nga vetë Kreu i PD-së i cili do të dërgojë delegatët e tij në të gjitha degët e Partisë Demokratike të cilët do të monitorojnë dhe do të zhvillojnë këtë proces elektoral brenda partisë. Krahas kësaj, burimet nga Partia Demokratike bënë të ditur për gazetën “Shqiptarja.com” se të gjithë të zgjedhurit e popullit në zgjedhjet e 23 qershorit janë komplet në një terr informativ.

Pra kreu i Partisë, Lulzim Basha nuk i ka dhënë informacion atyre për të gjithë procesin i cili pritet që të fillojë në fund të muajit janar dhe të zgjas pak dit. Edhe pse nisma për riformatimin e partisë u prezantua në datën 8 dhjetor nga Lulzim Basha, ajo do të kalojë disa filtra të tjerë të cilët do të përcaktojnë edhe fillimin e zgjedhjeve të brendshm tek PD-ja e cila sipas të gjitha gjasave do të shkoi në një ristrukturim total të saj.

Përzgjedhja e delegatëve
Burime nga Partia Demokratike bënë të ditur se delegatët të cilët do të drejtojnë komplet procesin zgjedhor brenda PD-së do të përcaktohne nga vet kreu i Partisë Lulzim Basha. Sipas po këtyre burimeve, këto persona do jenë deputet të PD-së ndërvite. Pra do të jenë ish-deputetë të Partisë Demokratike në të gjitha legjislaturat parlamentare pas vitit 1992.

Kësisoj kjo nismë e Lulzim Bashës që do të riformatonte komplet partinë dhe përgjegjësit për humbjen do të përjashtohen, duket se po merr përmasa konkrete. Sipas burimeve nga Partia Demokratike, përzgjedhja e këtyre delegatëve do të bëhet për të bashkaur edhe një herë bazën e partisë. Pra për të risjell edhe një herë në qendër të vëmendjes figurat e vjetra të demokratëve të cilat u bënë edhe arsyeja e fitores së zgjedhjeve në vitin 2005. Më sa duket Basha po ndjek të njëjtën strategji të Berishës e cila u bë në vitin 2002 ku të gjitha figurat e vjetra të PD-së u ribashkuan sërish.

Problematika
Por krahas kësaj në këtë proces ka edhe një problematikë. Kjo pasi delegatët të cilët do të organizojnë procesin e zgjedhjeve brenda strukturave të Partisë Demokratike janë ish-deputetë të Sali Berishës. Pra persona të cilët janë bërë deputet me urdhër të ish-liderit të demokratëve.

Duke vendosur këto persona në krye të këtij procesi duket se po bëhet edhe një rifitim i fuqive të Berishës brenda partisë, pasi nëpërmjet këtyre delegatëve do të bëhet edhe përzgjedhja e listave të kandidaturave të cilët do të përcaktojnë edhe udhëheqësist e rinj të PD-së. Kësisoj Berisha do të rifitojë sërish kredencialet e tij tek Partia Demokratike pasi personat që do ta drejtojnë atë do të jenë sërish të njëjtët individë të cilët rritën potencialin e Berishës në vite.


Shkrimi u publikua sot (26.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Prodhon raketa ajrore për Ukrainën, përfshihet nga flakët fabrika kimike në Gjermani (VIDEO)

Prodhon raketa ajrore për Ukrainën, përfshihet nga flakët fabrika kimike në Gjermani (VIDEO)