Opozita vijon rezistencën kundër Reformës në Drejtësi, pa pikën e famshme 88, e cila mundëson kontrollin e sistemit nga politika, duke emëruar njerëzit e saj në katër institucionet më të rëndësishme.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar dje një mbledhje maratonë, ku janë artikuluar mesazhe, janë hedhur teza dhe propozime, në funksion të rrëzimit të projektit kushtetues. Ndërsa deputetët e PS janë porositur që të mos largohen jashtë vendit dhe të jenë në gatishmëri për çdo të papritur, mbi deputetët e Partisë Demokratike janë shtuar presionet, për të evituar mundësinë e rrjedhjes së votave.