Dy ish-deputetet e PD-së që u lanë jashtë listës së PD-së, Arbjola Halimi dhe Albina Deda kanë bërë paqë pas debatit që patën me njëra tjetrën në Facebook.
 
Arbjola Halimi ka postuar një foto në Facebook, ku është duke ngrënë një ëmbëlsirë më Dedën dhe dy shoqe të tjera.
 
Dy deputetet në fjalë u lanë jashtë listave të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit, por mbajtën qëndrime të ndryshme dhe për këtë patën një debat sëbashku në Facebook.
 
Halimi qëndroi besnike e Bashës, ndërsa Deda i doli kundër dhe për këtë debatuan ashpër në 21 korrik në rrjetin social Facebook.
 
deputetet e pd

deputetet e pd

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com