Deputetët e PS sulm ministrave:
Janë bërë si pronarë firmash

Deputetët e PS sulm ministrave:<br />Janë bërë si pronarë firmash<br>
Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, pas largimit të kryeministri Edi Rama, deputetët e PS kanë shpërthyer kundër ministrave të kabinetit qeveritar. 

Shqiptarja.com ka mësuar se në mbledhjen me dyer të mbyllura deputetët kanë pasur ankesa për marrëdhëniet me përfaqësuesit e qeverisë. Ata kanë thënë se minsitrat janë bërë pronarë ronarë firmash, duke ngritur edhe shqetësimin se nuk ministrat nuk iu përgjigjen. Mes deputetëve të cilët kanë pasur rezerva për ministrat kanë qenë Pjerin Ndreu, Mimi Kodheli, Vullnet Sinaj dhe Xhemal Qefalia.

"Ministrat nuk na përgjigjen, janë bërë si pronarë firmash. Ministrat nuk flasin normalisht edhe për çështje të ligjshme", është shprehur deputeti Pjerin Ndreu, duke iu drejtuar kreu të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. 

Ndërkohë, më herët ka qenë kryeministri Edi Rama i cili s'ka kursyer kritikat për deputetët. Kreu i qeverisë ka shprehur shqetësimin se deputetët nuk propozojnë profesionistë të fushave në pozicionet e larta të administratës shtetërore. Duke iu drejtuar deputetëve socialistë, Rama kërkoi që të mos punësojnë më marangozë dhe elektricistë si drejtorë e shefa. “Mos dëgjoj më të fusni marangozë për drejtorë dhe shefa. As këngëtarë në vend të elektricistëve në OSHEE”, ka deklaruar Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023