TIRANE - Në prag të festave të fundvitit deputetët e Kuvendit i kanë bërë vetes “dhurata” duke rritur pagat, dietat dhe shpërblimet. Në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, deputetët e dy kampeve miratuan me konsensus projektvendimin “Për trajtimin e deputetëve”, në të cilin parashikohet të shtohen pagat për kryetarët e grupeve parlamentare dhe krerët e komisioneve të përhershme.
Për kryetarët e grupeve të PS, PD dhe LSI, me vendimin e ri do t’i shtohet 15% mbi pagën e deputetit, ndërsa për kryetarin e grupit të PDIU-së shtimi i pagës do të jetë vetëm 5%, pasi ka në grup më pak se dhjetë deputetë.
Po ashtu dhe krerët e komisioneve të përhershme do të kenë një shtesë page me 5%. Shtesa e pagave për krerët e grupeve dhe kryetarët e komisioneve do të ketë një vlerë prej 11 mijë dollarësh në buxhetin e Kuvendit.
Ndërsa për 127 deputetë të tjerë shpërblimi për pjesëmarrje në komisione do të jetë 2 mijë lekë për 12 mbledhje maksimumi në muaj. Për dietat për pjesëmarrjen në komisione parlamentare, Kuvendi ka parashikuar një fond prej 335 mijë dollarësh për 127 deputetë.
Projektvendimi parashikon që 142 mijë dollarë të shkojnë si fonde për të paguar qeranë e deputetëve që ndodhen në qarqe të largëta. Ndërkohë edhe për shpenzimet e transportit do të ketë bonus.
Një fond do të lihet edhe për shkëmbiet dhe dhuratat me homologët e huaj.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39