Deputetët katalanas kërkojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës, Parlamenti i Spanjës do të diskutoj nesër nismën

Deputetët katalanas kërkojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës, Parlamenti i Spanjës do të diskutoj nesër nismën

Flamuri i Kosovës dhe i Spanjës

Parlamenti spanjoll do të diskutojë ditën e nesërme (25 qershor) nismën e grupit parlamentar të separatistëve katalanas “Së bashku për Katalonjën” (Junts per Cataluny), i cili kërkon “njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran nga shteti i Spanjës”.

“Kongresi i bën thirrje Qeverisë që ta njohë Republikën e Kosovës si shtet sovran”, thuhet në propozimin e iniciativës së deputetëve të partisë së themeluar nga ish-presidenti katalanas, Carles Puçdemon.

Në sqarimin e nismës së publikuar në fletoren zyrtare të Kuvendit, thuhet se Kosova “është një shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milionë banorë që shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008 dhe u njoh si shtet i pavarur nga 104 nga 193 vende”.

Kosova është njohur nga 22 anëtarë të BE-së dhe vetëm pesë jo. Spanja krahas Greqisë, Qipros, Rumanisë dhe Sllovakisë nuk e ka njohur deri më tani pavarësinë e Kosovës duke pretenduar se ky ishte një ‘akt i njëanshëm’ që nuk kishte miratimin e Beogradit. Juntus kujton se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi në korrik të 2010-ës që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Deputetët katalanas theksojnë se “është  koha për të bërë përpjekje të konsiderueshme për zgjidhjen e çështjeve të territorit të Kosovës në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me një marrëveshje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

“Refuzimi spanjoll për të njohur një shtet që ka ushtruar të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe një faktor në destabilizimin e rajonit në një kontekst të shënuar nga lufta në Ukrainë, të cilën kjo pjesë e Evropës e përjeton me ankth të veçantë”, shprehen deputetët katalanas.

Ndaj sipas tyre “nuk është e pranueshme që shteti spanjoll të ndajë të njëjtën strategji të refuzimit të njohjes së Kosovës, si Rusia, Kina apo Bjellorusia”.

Që nga janari i 2024, Spanja ka detyrim të njohë pasaportat e Kosovës në përputhje me rregulloren e BE-së me të cilën “shteti ballkanik iu bashkua regjimit të përjashtimit të vizave afatshkurtër në zonën Shengen”, si dhe se ajo tashmë ka marrëdhënie indirekte me Kosovën sepse BE-ja ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën, që nënkupton lloje të ndryshme të marrëdhënieve me shtetet anëtare.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja