Tenderi për uniformat e policisë, Murrizi dhe Valteri kallëzojnë në SPAK Sandër Lleshajn

Deputetët e opozitës parlamentare Myslim Murrizi dhe Halit Valteri kanë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) tenderin e Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë.

Në një prononcim për mediat, Murrizi deklaroi se ky tender i është dhënë një kompanie gërmimesh, e cila nuk ka lidhje me rrobaqepësinë.

"Sipas deklaratës time në seancën e ditës së mërkurë, për tenderin e folur të uniformave të Policisë së shtetit, i hapur si ofertë që vitin e kaluar, me katër faza për këta vite, i reduktuar në artikuj, rreth 239 mijë artikuj më pak dhe ka ruajtur të njëjtën vlerë. I parë nga ana jonë dhe nga dashamirës të cilat na kanë informuar me informacione dhe dokumentet përkatëse,  erdhëm t'i drejtohem SPAK-ut ta marrë në hetim si çështje dhe të shikojmë nëse është e vërtetë çka kam artikulua unë në parlament apo jo", tha Murrizi.

Më tej ai tha se kanë mbledhur fakte për këtë shoqëri dhe presin që SPAK-të hetojë për të zbuluar aferat korruptive.

"Patjetër janë të gjitha detajimet, kartat teknologjike, detajet shpallja e parë  për katër vite, numri i artikujve 762  mije, ulja drastike e numrit të artikujve dhe ruajtja e së njëjtës vlerë. Pra, të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që ka komisioni i blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Ka personazhe konkrete sepse Komisioni i Blerjeve të Brendshme ka kryetar, ka anëtar, janë 5 anëtarë. Por besoj se SPAK-u po të hetojë do të gjejë një lidhje të çuditshme dhe interesante me këtë subjekt, që ka objekt të veprimtarisë gremina dheu dhe për çudi në shtetin shqiptar merr tenderët e Ministrisë së Mbrojtjes, tenderat e drejtorisë së Burgjeve dhe së fundmi tenderin e Ministrisë së Brendshme. Vetëm në këtë tender diferenca midis laçimit të parë 706 mijë artikuj dhe heqjes 230 mijë artikuj më pak, është afër 4-5 milion euro. Ftoj SPAK-u që të hetojë me vëmendje aferat dhe lidhjet pse kjo firmë që nuk ka rrobaqepësi, ka objekt gërmime dheu dhe shoqëri tregtare, sfidon një firmë turke, një firmë kroate që kanë enkas rrobaqepësi dhe janë të specializuara për uniformat. Nuk e di. Është një hamendim i imi, por drejtësia besoj do të zbardhi nëse nuk është me karamele në fyt, nëse nuk është e kapur", përfundoi Myslym Murrizi.

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë kallëzimi penal në Spak

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pencionisti: 05/08/2020 00:10

    Vetem protestat e fuqishme Jane shpetimi I ketij populli

    Përgjigju
  • ori: 03/08/2020 23:32

    Kulmi i korrupsionit....kompani germimesh kthehet ne rrobaqepsi...cfar ndodh ne ket vend te qelbur mor ama....dhe nga vet policia nga e cila presim rend e rreguull

    Përgjigju
  • Pazaret: 03/08/2020 18:06

    perhere skandale kane tenderat per uniformat e policise. Dhe pasi i vonojne, i bejne ne cilesi skandaloze. Nuk ka ne bote cilesi me skandaloze te uniformave se sa te policia shqiptare. Z. Murrizi duhet ta coj deri ne fund kete superskandal

    Përgjigju
  • Eri: 03/08/2020 13:41

    Zoti Murrizi e shoh qe je burrakoç po ne qoftese je njashtu siç mendoj une shkoji deri ne fund ket nisem qe ke mare,besoj qe nuk dote zhgenjehem me ty.

    Përgjigju
  • Koka: 03/08/2020 13:35

    O mirriz fshatari. Ke boll raste per denoncim. Kisha respekt per ty por me dole bq me keq se basha

    Përgjigju
  • Tirona: 03/08/2020 13:33

    Ja nje arsye qe keta politikane me mentalitet komunist duhet te zhduken nga jeta politike dhe te zevendesohen me poltikane me mentalitet Perendimor. Lereni drejtesine ta beje punen e vet , e di ajo me mire se politikani, se kush ka shkelur ligjin.Lereni SHIK-un te punoje e din ajo se kush shkel ligjin, lerini gazetaret te investigojne se jane aq te zote te zbulojne korrupsionet e politikaneve dhe te pushtetareve.Ju politikane si te djathte apo te majte Ju duhet nje reforme e thelle se te gjithe jeni me mentalitet Bolshevik

    Përgjigju
  • Lushnja: 03/08/2020 12:20

    O murriz identifikohu ne cfare canaku ha, po na del si shpetimtar i situates,ku ke qene o talent i pazbuluar 30 vjet,apo mbushje breket nga frika ne kohen e Sales se s'ta pertonte shume ai te conte per "peshk" ne Divjake, keni gjetur Edi Ramen qe u trajton si opozitar dhe ju zbatoni ligjin e sales e metes per destabilizim, ndergjegjsohu sa nuk eshte vone,se historia do tu nxij faqen,se burri per nje nder jeton(po qe se i thua vetes burre).

    Përgjigju
  • Lushnjari: 03/08/2020 11:44

    Skeni faj shfrytezojini dhe kete kohe qe ka ngelur pastaj te fusha e druve te dy.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë