Për shkak se deputetët janë të angazhuar në fushatë zgjedhore, seanca parlamentare e kësaj jave nuk do të zhvillohet.
Në një njoftim për shtyp, zyra për medien pranë Kuvendit bën me dije se kjo vjen si rrjedhojë e mos shqyrtimit të projektligjeve në komisionet parlamentare, të cilat nuk janë mbledhur për shkak të mungesës së deputetëve.
“Meqenëse komisionet Parlamentare nuk munden të mblidheshin për të shqyrtuar projektligjet e planifikuara për seancën plenare të ditës së enjte, dt. 18.06.2015, ju njoftojmë se seanca e ditës së enjte nuk do të zhvillohet”, njofton zyra e shtypit pranë Kuvendit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com