Deputetët socialist do votojnë
pro projektligjit të arsimit të lartë

Deputetët socialist do votojnë<br />pro projektligjit të arsimit të lartë
TIRANË - Ka përfundon mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku është diskutuar edhe projektligji për arsimin e lartë që do të votohet nesër në Kuvend.
 
Sipas informacioneve për A1 Report në mbledhjen e grupit është vendosur që nesër në parlament të votohet pro projektligjit për reformën në arsimin e lartë.
 
Ndërkohë më herët në një takim me grupet e interesit(profesorë dhe student), Partia Demokratike nëpërmjet kreut të saj Lulzim Basha konfirmoi se nuk do ta votonte këtë reformë duke e cilësuar atë si klienteliste dhe jo të përshtatshme për studentët.
 
Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca plenarre e thirrur posaçërisht për të diskutuar e votuar projektligjin në arsimin e lartë.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë