Deputeti austriak në çadrën e PD
por partia e tij akuzohet për korrupsion

Ditën e premte, në çadrën e Partisë Demokratike u bashkua një deputet austriak, Micheal Hammer, i cili shprehu mbështetje për formimin e një qeverie teknike.

Ajo që nuk u tha në çadër është se 40-vjeçari Hammer, është pjesë e partisë që gazeta më e madhe gjermane, “Der Spiegel”, e konsideron si një forcë të kalbur prej “korrupsionit dhe nepotizmit”

Në shkrimin me titullin “Këneta Vieneze”, “Der Spiegel” shkruan se “OVP” është partia që ka vuajtur më shumë nga aferat korruptive. “Nga viti 2000- 07, një numër ministrash të OVP-së përfunduan nëhetim dhe disa u dënuan. Lista e shkeljeve përfshin mitmarrje, spiunazh industrial, pranim i parave për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Europian, nepotizëm, shitje me çmim shumë më të shtrenjtë e ilaçeve të gripit, pastrim parash, etj”, denoncon e përditshmja gjermane./Tema

basha
(Deputet austriak Micheal Hammer,  me Lulim Basha ne cadren e PD)


der spiegel
(Artikulli ne Der Spiegel per partine e Micheal Hammer)

Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!