BELGJIKE - Ka shkaktuar reagime të forta në Belgjikë deklarata antishqiptare e një deputeti të këtij vendi. Jurgen Verstrepen tha pas lirimit të ish bashkëshortes së një pedofili vrasës në Belgjikë, i cili kishte dhunuar tetë fëmijë dhe vrarë dy prej tyre, se "do mbledhim para për të paguar një shqiptar për të vrarë këtë bishë".
“Po do e bëjmë një gjë të tillë, por jo me shqiptarët për shkak se ata e kanë pazarin e shenjtë, do paguajmë një të droguar që do e bënte për një çikëz drogë”. Kjo deklaratë e deputetit u bë në rrjetin social Twitter duke u komentuar si një deklaratë raciste. E liruara nga burgu, Michelle Martin, u lirua pas 6 vitesh pasi u shpall bashkëfajtore për krimet e ish-bashkëshortit Marc Dutroux.
Ajo do të kalojë edhe 14 vite në një manastir, ku do të vëzhgohet 24 orë. Ka qenë ky rast që ka sjellë reagimin e deputetit konservator, i cili është qortuar nga kolegët e vet dhe kryeparlamentarja e rajonit të Felmish, e cila ka thirrur në interpelancë për tu përgjigjur për keto deklarata deputetin Verstrepen.
Pas deklaratës së deputetit në Twitter është vënë në lëvizje dhe prokurori publik, i cili po përgatit me këtë rast një raport, ku ndaj deputetit mund të ngrihen akuza për nxitje krimi dhe kërcënime penale.
(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com