Deputeti demokrat: Shqipëria, kjo
përrallë drejtësie, zgjimi nis nesër

Deputeti demokrat: Shqipëria, kjo<br />përrallë drejtësie, zgjimi nis nesër<br>
Deputeti i Partisë Demokratik, Luciano Boçi, nëpërmjet një statusi në faqen e tij zyrtare të Facebook, ka reaguar për sa i përket protestës të paralajmëruar të opozitës ditën e nesërme.

Boçi shkruan në Facebook se: "Përralla e Drejtësisë shkërmoqet nga nesër, për ta shndërruar atë Histori të Drejtësisë dhe stoli “të Bukurës së Dheut”.
Zgjimi nga gjumi i përrallës, nis nesër në 9.30 para Parlamentit të përrallave...."

Statusi i plotë i Luçiano Boçit:

Shqipërinë të gjithë e duam shumë e jo më kot e thërrasim me emrin përrallor: E Bukura e Dheut. Por kjo nuk mund ta shndërrojë atë në vendin që i nanurisen përralla e as në vendin që jeton me përralla. Përralla për barazi, përralla për lumturi, përralla për Europë e sidomos kryepërralla për Drejtësi.
Kemi kohë që e dëgjojmë nga përrallistë modernë, vendas e të huaj, e që tirret e tirret vetëm për të vënë në gjumë mjerimin, për të mbajtur e përsëritur pushtetin e për të bërë padrejtësinë e rradhës.

Kjo kryepërrallë në ndryshim nga ato klasiket është me personazhe realë, me rrëfimtarë konkretë, e mbushur me të fortë, banditë, mbretër, të deleguar e sundimtarë që japin mend e marrin vendime.  Është me Ramë jo më me Katallan, është me Balil e Habil e jo më me lugatë, është me kryeprokuror e jo më me Kadi, është me ambasadorë e jo më me Bajlozë, është më drejtuese misionesh e jo më me Moira. Kjo nuk ndryshon asgjë në fakt.

Fatkeqësia më e madhe e kësaj kryepërrallës sonë, është se ajo ose ai që do fitojë në fund, qartazi duket se nuk do jetë as e mira, as virtyti, as e drejta, sic ndodh në përrallat e zakonshme.  Jo.  Këtu nuk fitojnë as njerëzit e zakonshëm, të vërtetë e të ndershëm. As Gishtoja, as Qerosi, as Zanat, apo Shtojzovallet.

Ajo ose ai që fiton është e keqa, vesi, ligësia e poshtërsia. Fiton Rama, klienti, koncesioni, krimi... Dhe më e shëmtuara e kësaj përrallës së Drejtësisë është se ai që na e rrëfen është personazhi më negativ i saj. Është njësoj sikur përrallën e dikurshme të na e rrëfente Katallani, për të shpëtuar nga ndëshkimi hyjnor-popullor.

Kryepërrallën tonë të drejtësisë ai që e përrallis sot është vetë Rama dhe ndonjë pasionant i Ramës dhe i përrallave. Ai përcakton Kushtetutën, KED-in, KLP-në, Kryeprokurorin e cfarë t’i duhet....për të shpëtuar e fituar. Kriminelët i bën politikanë, dallkaukët intelektualë, lëpirësit pasunarë, kazanxhijtë vendimmarrës...

E në fund na e shet me “kartonat” e parlamentit të tij, sikur kjo kryepërralla është kryevërteta që na zbulon para nesh të Bukurën e Dheut....
Por Rama ka harruar një detaj: Këtë kryepërrallën mgjs na e ka filluar me “Na ishte njëherë” për të mashtruar, nuk e mbyll dot me “Përralla ke kacarrumat, shëndetja ke çunat” e as me “Unë n’ shpi t’ florinit e ‘tjerët n’ kull’ t’Dukagjinit”.

Përralla e Drejtësisë shkërmoqet nga nesër, për ta shndërruar atë Histori të Drejtësisë dhe stoli “të Bukurës së Dheut”.
Zgjimi nga gjumi i përrallës, nis nesër në 9.30 para Parlamentit të përrallave....
Ju presim!!!!

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë