Deputeti demokrat sulmon Donald Lu
Vlahutin dhe ministrat teknikë të PD

Deputeti demokrat sulmon Donald Lu<br />Vlahutin dhe ministrat teknikë të PD
Deputeti i PD, Myslym Murrizi në një status në Facebook sulmon ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë, ndërsa shprehet se ministrat teknikë të PD, nuk vlejnë as si kryepleq.
 
PD si opozita kryesore dhe ndoshta e vetmja prej viti 2013 ka denoncuar çdo abuzim me pushtetin te rilindjes. Dhe prej 3 vitesh pra nga viti 2014 ka qene e vetmja GOJE ne SHQIPERI qe ka folur dhe denoncuar drogen dhe lidhjen e saj me kupolen e policise dhe te shtetit.
 
Fatkeqesisht ata qe kane heshtur kane qene perfaqesite e vendeve qe sot sherbimet e tyre jane me te qarte se kurre per lidhjen e zyrtareve te larte te shtetit me trafikun dhe trafikantet.
 
Nuk i kam pare me te bilbilosin çiftin e ambasadoreve qe shfaqeshin çdo dite dore per dore dy vjet rresht nga 8 here ne dite ne ekran???
 
Nese AMERIKANET duan ta shpetojne kete VEND nga MAFIA dhe DROGA, duhet te marin shum seriozisht rrezikun qe paraqet kjo shumice qeverisese e te mos degjojne vetem çfare u thone te " çiftezuarit".
 
Nese u duhet nje minister i brendeshem, nje prokuror, nje drejtor policie nje trup gjygjesore nje shef sherbimi( shish) qe te mos i vi era HASHASH, besoj qe kane te gjithe mundesine ta gjejne dhe FUQINE ta emerojne.
 
Per gjykimin tim si demokrat dhe kryetar i PD Lushnje , jo te gjithe ato qe u emeruan nga marreveshja e 18 majit i rezistuan presionit te Rames dhe tundimit nga karrikeja,dhe justifikuan qellimin e uljes ne ato karrike.
 
Rrespekt per ministrin e drejtesise, dhe ndoshta per nje drejtor. Te tjeret me duket se " fluturuan" ne delir fallco dhe e quajten thjesht punesim te tyre dhe te ndonje miku apo shoku.
 
Shumices me duket se nuk ja mesuan emrat as rojet as shoferet. Po te me jepet mundesia ti vleresoj me vote politike ne funksion te mbrojtjes se interesit te DEMOKRATEVE, nuk do ti votoja KURRE, as per kryepleq
’ shprehet ai. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie