Deputeti demokrat thirrje me
gazetarin e shkarkuar nga Berlusconi

Deputeti demokrat thirrje me<br />gazetarin e shkarkuar nga Berlusconi<br>
Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, duket se është i shqetësuar nga hapësirat televizive që zënë ministrat e qeverisë në televizionet shqiptare.

"Ne Lajme televizive, me pak teleministra! (per nje popull "telespektatorësh”), shkruan ai në një postim në Facebook, shoqëruar nga një koment i huazuar nga gazetari i shquar italian Enzo Biagi.

Ministri qe inauguron cdo gje ‎ne zonen e tij elektorale, qe viziton institucione publike ose merr pjese ne nje konkurs letrar I filmuar rregullisht nga telekamerat! Edicionet e lajmeve te mbushura me lajme te kota! E kuptoj qe nuk eshte gjithmone e volitshme te thuash "jo", vecanerisht ne Rome, por forca e demokracise deri edhe e asaj progresiste qendron pikerisht ne kete: te zhbesh kultin e individit! Ne lajme, merruni me mire me skandalet e perditeshme qe politika tenton pafytyresisht t'i mbuloje me harrese!”, është statusi që Strazimiri i atribuon Enzo Biagit, shkruar në gazetën Epoca, më maj 1956.

Kujtojmë se Enzo De Biagi ka qenë një gazetar veteran i Rait, largimi i të cilit bëri shum bujë, pasi ai u përplas me kryeministrin e atëhershëm Silvio Berlusconi, që nuk ia toleronte kritikat.

Në të shkuarën, De Biagi ka qenë ndër të parët kronistë italianë që hynë në Corleone të Siçilisë për të realizuar një dokumentar, në fillimin e viteve të lulëzimit të Mafia-s në këtë zonë.

s.k/Shqiptarja.com

stra

 

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit