BERLIN - Gjermania si një ndër vendet që kanë pasur rezerva ndaj statusit të kandidaitit për Shqipërinë ende nuk e ka vendosur se çfarë vendimi do të marrë kësaj radhe, në 27 qershor, kur do të jepet dhe vendimi nga KiE.
“Ne ende jemi në procesin e marrjes së vendimit dhe ende nuk kemi marrë ndonjë vendim të qartë. Këtë vendim do ta marrim gjatë këtij muaji, por ende nuk ka ndonjë vendim të qartë të qeverisë gjermane, apo të Bundestag-ut. Ne ende kemi nevojë për informacione shtesë lidhur me zhvillimin e këtij vendi”. tha Roderich Kiesewetter, deputeti i CDU-së në Parlamentin gjerman në një intervistë për DW
Deputeti nga rradhët e partisë së Kancelares gjermane Angela Merkel thotë se në Bruksel ekziston gatishmëria që Shqipërisë t'i jepet statusi i kandidatit, por ka dhe disa deyra që duhet të kryhen.
“Kanë mbetur edhe disa javë, por dua të them shumë qartë: edhe nëse jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, kjo nuk do të thotë anëtarësim në BE, por detyrim që të kryhen edhe shumë detyra. Pra Shqipëria me siguri që para vetes ka një rrugë shumë të gjatë. Mendoj se për Ballkanin Perëndimor është një sinjal i mirë, kur edhe një vend tjetër e fiton statusin e kandidatit. Por kjo nuk duhet të kuptohet si një sinjal se duhen ndërprerë përpjekjet. Përkundrazi, marrja e statusit të kandidatit duhet të jetë një sinjal për forcimin e angazhimit për plotësimin e kushteve për anëtarësim. Kjo nuk është asnjë garanci se do të plotësohen të gjitha”, shprehet Roderich Kiesewetter,
I pyetur se silat janë aktualisht sfidat më të mëdha për Shqipërinë, deputei gjerman tha se Shqipëria duhet të plotësojë më parë katalogun e dorëzuar nga KE
"Shqipëria duhet të plotësojë katalogun, që e ka marrë prej Komisionit Evropian. Qeveria e re ka filluar me një zell të madh dhe tani duhet të bëhen përparime edhe në sektorin e lustracionit, luftimit të krimit të organizuar, në sektorin e uljes së dallimeve mes zonave urbane dhe rurale, në sektorin e infrastrukturës. Ka shumë punë për t'u bërë, por ka edhe shumë mjete të Bashkimit Evropian, që dedikohen për këto punë. CDU-ja, së cilës i përkas edhe unë, është e mendimit se Ballkani Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, duhet të ketë një perspektivë të hapur për anëtarësim. Menjëherë pas plotësimit të kushteve ato duhet të marrin statusin e kandidatit dhe më pas duhet të fillojnë me plotësimin e kushteve për anëtarësim. Unë kam qenë shpesh në Shqipëri dhe jam i bindur se ekziston vullneti për t'i përmbushur të gjitha këto detyrime”. tha deputeti gjerman.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com