Deputeti gjerman i CDU në Tiranë: Shqipëria ka bërë progres, të hapen negociatat

TIRANE-Deputeti gjerman i CDU, Mark Hauptman po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërsa pas takimit me kryetarin e grupit të PS, Balla deklaroi se duhet të hapen negociatat.

Për mua është kënaqësi që pata këtë takim në Kuvendin e Shqipërisë. Kam dy ditë që ndodhem në Shqipëri për të parë nga afër zhvillimet dhe gjendjen aktuale të Shqipërisë për tju afruar BE-së. Siç e tha dhe kolegu Balla, ne kemi 30 vjetorin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe, në këto 30 vite Gjermania ka mbështetur Shqipërinë me shumën 1 miliard euro. Kjo tregon interesin që ka Gjermania për të mbështetur Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit evropian. Dua tju flas si një person që ka lindur dhe është rritur në ish-Gjermaninë Lindore dhe pas Bashkimit të Gjermanisë ne e kemi pasur shumë më të lehtë, duke pasur mbështetjen e një vëllai të madh, atë të Gjermanisë Perëndimore.

Kjo ka qenë një mbështetje në aspektin financiar, politik dhe të sundimit të ligjit, ndërsa për Shqipërinë ky rrugëtim në këto 30 vite ka qenë shumë më i ndërlikuar, ajo nuk ka pasur një vëlla të madh, ndaj rrugëtimi i saj për demokraci, sundimin e ligjit dhe axhendën e reformave ka qenë shumë më i vështirë dhe tani kur vij në Shqipëri e shoh qartë progresin që ajo ka bërë në këto 30 vite. Përgëzime për këtë!

Nuk ka dyshim që Kryeministri dhe qeveria kanë një axhendë reformash. Duhen bërë akoma më shumë reforma, ndaj ne mbështesim axhendën e reformave që po ndërmerr Shqipëria , siç është reforma në drejtësi, lufta  kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe parandalimi i emigracionit të paligjshëm në Evropë. Shqipëria është një partner për ne dhe ne duam të punojmë më ngushtë me Shqipërinë për ta mbështetur fort këtë axhendë reformash dhe në të ardhmen.  Siç e dini, brenda BE-së ka debate për rrugëtimin e ardhshëm të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor.

Duke pasur parasysh këtë axhendë reformash, unë jam i mendimit se ne duhet të fillojmë procesin e negociatave  me Shqipërinë. Unë do të këshilloj kolegët e mi në Parlamentin gjerman të grupit tim parlamentar që të fillojmë procesin e negociatave, sepse ky  nuk është fundi i axhendës së reformave, por fillimi i reformave. kolegë të grupit tim parlamentar dhe kolegë të tjerë të parlamentit gjerman kanë vizituar Shqipërinë, të tjerë do vijnë në javët e ardhshme për të parë nga afër se si është zhvilluar Shqipëria dhe si qeveria i qëndron axhendës së reformave.

Unë dal në konkluzionin se ky është një proces i mirë si për Bashkimin Evropian, dhe për Shqipërinë për të dhënë një vizion të qartë që ne e duam Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë anëtarë të Bashkimit Evropian në të ardhmen. Kjo është një rrugë e gjatë dhe e vështirë, që do të thotë se duhet të vemë theksin tek axhenda e reformave për ta bërë këtë një udhëtim të suksesshëm drejt BE-së. Unë mbështes fort atë që është bërë sa i takon axhendës së reformave të Shqipërisë.

Mark Hauptman

Kisha kënaqësinë, jo vetëm si Kryetar i Grupit të mazhorancës, por dhe si Kryetar i Grupit të Miqësisë ndërmjet Parlamenteve të Shqipërisë dhe Gjermanisë të prisja në një takim deputetin, Mark Hauptmann, i cili është njëkohësisht edhe anëtarë i Komisionit të Çështjeve Ekonomike, por dhe i Komisionit të Politikës së Jashtme në Bundestag. Siç jeni në dijeni gjatë këtyre ditëve festojmë 30 vjetorin e marrëdhënieve të shkëlqyera ekonomike midis Shqipërisë dhe Gjermanisë të konkretizuar në faktin që Gjermania është investitori kryesor në Shqipëri prej fillimit të viteve ’90 e deri më tani. Janë më shumë se 1 miliard euro të investuara nga Gjermania në Shqipëri. Biseda që zhvilluam me  Hauptmann ka të bëjë me zgjerimin e bashkëpunimit edhe në diplomacinë parlamentare dhe e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania dhe qeveria federale dhe parlamenti gjerman i jep Shqipërisë, jo vetëm në aspektin ekonomik, por dhe në të ardhmen tonë evropiane.

Taulant Balla

Gjermania, Holanda dhe Franca janë tre vendet skeptike për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Pas vizitës së Ramës në Berlin, ku takoi Merkel, Tiranën e kanë vizituar disa deputetë të Bundestagut për t’u njohur me progresin që ka bërë vendi ynë para vendimit në fund të qershorit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 28/05/2018 12:22

    Urime z.Edi Rama per te gjithe perpjekjet dhe angazhimin,shpresoj shume ne hapjen e negociatave dhe te ndryshojne per mire gjerat ne kete vend,koha e Babaleve dhe sajesave te neveritshme ka marre fund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrëvënësit

Ministri Balla: Bashkëpunim me vende të tjera për të luftuar krimin! Armëmbajtja pa leje shqetësim! Të vihen para ligjit zjarrëvënësit