Deputeti gjerman: Nëse reforma 
dështon, humbisni statusin 

Deputeti gjerman: Nëse reforma <br />dështon, humbisni statusin 
"Shqipëria rrezikon edhe statusin e vendit kandidat në BE, nëse nuk miraton reformën në drejtësi". Paralajmërimi i ashpër ka ardhur nga Kryetari i Komisionit për Europën në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, pjesë e CDU-së së Kancelares Angela Merkel, i cili ndodhet në Tiranë në një mision faktmbledhës për refornën. 

Tashmë janë pjekur kushtet që të merret një vendim. 21 Korriku është një datë vendimtare përsa i përket kësaj cështjeje sepse duhet marrë një vendim. Duhet të shmangni që në fund t'i humbë durimi BE dhe Komisionit Europian. Nëse ne në fund të ditës na krijohet përshtypja se kjo reformë nuk është e dëshiruar, ashtu si lufta ndaj korrupsionit, atëherë dhe ne do na duhet të marrim vendimin dhe t'ju heqim statusin e vendit kandidat. Nëse humbni besimin e BE dhe Bundestagut gjerman, nuk mendoj se po i futeni një dite që mbart shumë shpresa me vete”, deklaroi Krichbaum. 

Ai bëri të qartë se Gjermania dëshiron të mështesë Shqipërinë, por nuk do të hezitojë ta braktisë atë nëse nuk sheh të njëjtin angazhim nga politika shqiptare.

Jeni në krye të listës së prioriteteve për Gjermaninë, po dështuat, shkoni në fund. Nëse vendoset që në këtë rrugë në vend që të bëhen hapa para, bëhen mbrapa, atëherë palët e përfshira të vendosin se çfarë qajse do ndjekin me partnerët. Sepse në fund të ditës si partnerët ashtu dhe Republika Federale duhet të vendosin se cfarë të bëjnë me këtë vend që ecën prapa. Dhe në këtë rast ne nuk do t'ju mbronim shpatullat por do t'ju dilnim para. Dhe kjo do ishte dëm për Shqipërinë”, u shpreh Krichbaum.

Deputeti gjerman, pas takimit me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën nuk e sheh problematike rrjedhjen e votave nga të djathtët për miratimin e reformës. Megjithatë para se të votojë "pro" hapjes së negociatave vendi i tij do të shohë dhe zbatimin e reformimit të drejtësisë.

Është detyrë e qeverisë që të marrë kontakt me opozitën dhe të gjejë votat që ju duhen se në fund rëndësi ka rezultati dhe 21 korriku është duke u afruar”, deklaroi në përfundim e deputeti gjerman, Krichbaum. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv