Deputeti gjerman: Të hapen negociatat, asnjë shtet s'i ka bërë të gjitha ato që shkruhen në dokumente

Deputeti gjerman: Të hapen negociatat, asnjë shtet s'i ka bërë të gjitha ato që shkruhen në dokumente

Patrick Ernest Hermann Sensburg

TIRANE-Kryetari i Komisionit parlamentar për monitorimin e zgjedhjeve në parlamentin gjerman Patrick Ernest Hermann Sensburg vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ai tha se Shqipëria është në mes të procesit për anëtarësimin për në BE, jo në fund të rrugës, por ë rrugën e duhur.

"Të jem këtu në këtë ndërtesë, më duhet të them se ndjehem mjaft i impresionuar teksa shoh në hyrjen e saj gjithë xhamin dhe mesazhin që mbart mbi transparencën.

Kjo është më e rëndësishmja, një ndryshim se si një qeveri përpiqet të përmirësojë institucionet demokratike, qeverisjen demokratike dhe besoj se kjo godinë është gjithashtu një shenjë për mënyrën së si demokracia funksionon, e hapur me institucionet e përfshira. Duke sjellë këto tre institucione së bashku nën një çati dhe ky është një ndryshim i vërtetë.

Negociatat duhet të hapen, dhe vendimi do të merret shumë shpejt dhe jam i bindur që shumë nga kolegët e mi janë dakord për çeljen e tyre.  Përpjekja e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit ka qenë e moderuar. Është bërë progres në ndjekjen e korrupsionit në nivelet e larta. Në fushën e krimit të organizuar përmirësim i moderuar, masat e marra kundër kultivimit të kanabisit kanë qenë të moderuara.

Shqipëria po bën progres në nivelin ekonomik, ka rritje ekonomike dhe po shkon drejt ekonomisë së tregut dhe duhet të jemi mirë ekonomikisht që të bëhemi pjesë e BE. Jemi në mes të procesit për anëtarësimin për në BE nuk jemi në fund të rrugës, por jemi në rrugën e duhur. Reforma në drejtësi e përmbushur" tha ai.

Duke u ndalur te procesi i integrimit dhe hapja e negociatave që Shqipëria pret në Tetor, deputeti gjerman tha se vendi jonë nuk i ka përmbushur 100% të gjitha kushtet, por asnjë shtet nuk i ka përmbushur ato që shkruhen nëpër dokumente.

"Duhet të jemi së bashku në BE për të forcuar të gjitha vlerat e nevojshme si nga ana sociale, arsim e te gjitha. Shqipëria nuk ka përmbushur 100% të gjitha kushtet, por asnjë shtet nuk i ka përmbushur ato që shkruhen nëpër dokumentet.

Por drejtimi është 100% i rregullt. Kolegët e mi janë të bindur se Shqipëria është partner perfekt për ne, jeni në rrugën e duhur shteti i së drejtës është esenca e gjithckaje" tha ai në fjalën e tij në leksionin e hapur në Tiranë me kandidatët për magjistratë në shkollën e magjistraturës, te pallati i drejtësisë. 

Ai vlerësoi edhe procesin e vettingut. "Ju duhet një proces Vettingu për të pasur gjykatën e drejtë në fund. Mendoj se Komisioni Europian do ti gjykojnë përpjekjet. Ne po ecim shpjet, dhe po bëjmë një punë shumë të mirë. Është e vërtetë që Gjykata duhet të funksionojë dhe do të funksionojë me gjyqtarë të mirë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja