Deputeti grek i Agimit të Artë gjuhë
urrejtje ndaj Turqisë, dëbohet nga PE

Deputeti grek i Agimit të Artë gjuhë<br />urrejtje ndaj Turqisë, dëbohet nga PE
Elefterios Sinados, deputeti i Agimit të Artë është nxjerrë nga salla e Parlamentit Europian, pasi ka përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj popullit turk.
 
“Turqit janë barbarë, mohues të zotit, mashtrues dhe të pistë. Turku është si një qen... Rruga e vetme me efektive për t’u përballur me turqit është grushti dhe vendosmëria”, tha ndër të tjerash deputeti i parlamentit grek gjatë seancës së fundit të Parlamentit Europian.
 
Pas kësaj deklarate, kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz i kërkoi deputetit Sinados të lërë sallën e PE-së, ku po diskutohej për krizën e emigrantëve.
 
Pas kërkesave të përsëritura të Schulz, Sinados u detyrua të largohej, duke u shoqëruar edhe nga truprojat e Parlamentit Europian.

Redaksia Online
( b.h/SHqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut