GJIROKASTER- Protestat e organizuara ditën e djeshme në Këlcyrë nga përfaqësues të PDIU-së, aktivistë të AK-së, Lëvizjes Vetëvendosja si dhe klubit të Patriotëve të Rinj” nuk kanë ndaluar qarqet ekstremiste greke që ia kanë arritur qëllimit të thërrasin “Rroftë Vorio- Epiri”.
Gazeta “Shqip” shkruan sot se thirrjet nacionaliste të deputetit të grupimit ekstremist grek Agimi i Artë, Kristos Papas, janë dëgjuar gjatë ceremonisë përkujtimore të luftës italo- greke, që u zhvilluan dje në mesditë në varrezat e ushtarëve grekë që ndodhen në fshatin Bularat, të Dropullit të Sipërm në Gjirokastër.
“Fillimisht është zhvilluar një ceremoni fetare më pas të pranishmit në këtë tubim të prirë nga flamuri grek kanë rrugëtuar për në memorialin e ushtarëve grekë në varrezat e Bularatit. Në memorial janë vënë kurora me lule. Ndër ta ka qenë dhe deputeti i Agimit të Artë Kristos Papas i cili pasi ka vendores kurorën në memorial është kthyer nga të pranishmit duke thirrur “Rroftë Vorio- Epiri!”
Thirrjes së tij i është bashkuar një kor zërash nga të pranishmit me fjalët “Zito” që në shqip do të thotë “Rroftë!”- shkruhet në kryeartikullin e gazetës me titull “Agimi i Artë” zbret në Bularat për Vorio Epirin. E gjitha është zhvilluar në prezencë të një ministri të qeverisë shqiptare, si dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë.
Gazetari Engjëll Serjani informon se të pranishëm në ceremoni kanë qenë dhe deputeti i PD-së, njëkohësisht ministri i Punëve dhe i Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, Kosta Barka, si dhe prefektja e qarkut të Gjirokastrës, Mimoza Çomo, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, konsulli grek në Gjirokastër dhe ambasadori grek në Tiranë.
Thirrjet e deputetit të Agimit të Artë, Kristos Papas, janë bërë në ceremoninë që u zhvillua në mesditë në fshatin Bularat, ndërsa në mëngjes protestuesit shqiptarë nuk i lejuan të depërtojnë në Këlcyrë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com