Deputeti i Bundestagut:Maqedonia se
do BE,elitat në Ballkan të korruptuara

Deputeti i Bundestagut:Maqedonia se<br />do BE,elitat në Ballkan të korruptuara
Deputeti i partisë Socialdemokrate në Bundestagun gjerman Josip Juratoviç ka deklaruar se elitat politike në Ballkan nuk duan të bëhen pjesë e BE-së për shkak të korrupsionit të lartë.
 
Josip Juratoviç ka folur për situatën politike në Maqedoni dhe në Bosnje duke kërkuar dialog për zgjidhjen e krizës politike.
 
"Ata nuk duan të futen në BE dhe më gjitha mundësitë tentojnë të pengojnë anëtarësimin. Maqedonia duhet të reformohet nga brenda, duhet të bëhet një lloj funksionalizimi, qeveria nuk bën asgjë madje asgjë për hyrje në BE. Ndërsa qeveria edhe nuk do të bëhet pjesë e BE-së.
 
Elitat politike nuk duan të bëhen pjesë të BE-së pasi janë vendosur në sistemin të cilin vet e kanë ndërtuar, secili ndryshim i sistemit i rrezikon pozitat e tyre, ata e dinë shumë mirë këtë për atë nuk duan të bëhen pjesë e BE-së
", ka thënë mes tjerave Juratoviç.
 
Në Maqedoni kriza ka bllokuar funksionimin e shtetit, pasi Gruevski dhe Presidenti Ivanov janë kundër platformës shqiptare.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane