Por sipas tij, sot në komision duhet të diskutohet për ekstradimin e Nezar Seiti, por edhe radarët, drogën dhe cështje të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë e vendit.
Statusi i Indrit Brahimllarit
Partia-shtet e kthen Komisionin e Sigurisë Kombëtare në komision ekskursionesh! U bë e disata herë që njoftohemi si anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për vizita njohëse nëpër godina të ndryshme të vendit. Në komisionin e sigurisë kombëtare nuk diskutohen çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me thelbin e tij, çështje të sigurisë kombëtare.

Sot në komision duhet të diskutohet për ekstradimin e Nezar Seiti, për çështjen e radarëve që fiken dhe ndizen sa herë që do bosi i drogës, për krimin e organizuar, per vrasjet që ndodhin në mes të ditës në sy të qytetarëve, për trafikun e drogës, për anijet e peshkimit që i mungon sinjali GIS i sistemit Bluebox, duke cënuar rëndë sigurinë kombëtare.
Kësaj qeverie të lidhur me krimin nuk i interesojnë këto çështje sepse janë vetë të përfshirë në trafiqe duke cënuar rëndë sigurinë kombëtare.
d.b/shqiptarja.com
