Deputeti i LSI: Dje ishte ditë zie
për drejtësinë dhe demokracinë

Deputeti i LSI: Dje ishte ditë zie<br />për drejtësinë dhe demokracinë<br>
Deputeti i LSI, Shezai Rrokaj, ka deklaruar se dita e djeshme ishte një ditë zie për demokracinë dhe drejtësinë, teksa komentoi vendimin e Kuvendit për të hetuar në gjendje të lirë ish-ministrin Saimir Tahiri.

Rrokaj shkruan në ‘facebook’ se parlamenti shqiptar e uli dje flamurin në gjysmë-shtizë, pasi mazhoranca goditi de jure në themel shtyllat e demokracisë. Sipas tij, dje mazhoranca legalizoi krimin shtetëror nëpërmjet implikimit të Policisë së Shtetit për marrjen nën kontroll të kanalizimit të vendit.

"Parlamenti shqiptar e uli dje flamurin në gjysmë-shtizë, pasi mazhoranca goditi de jure në themel shtyllat e demokracisë. Nuk është fjala thjesht dhe vetëm për një ministër të rëndësishëm të implikuar me familjarët e vet në kartelin e drogës. Dje mazhoranca legalizoi krimin shtetëror nëpërmjet implikimit të Policisë së Shtetit për marrjen nën kontroll të kanabizimit të vendit. Të ardhurat nga kjo Affaire d'Etat janë miliardëshe sipas organizmave ndërkombëtarë. Përqendrimi i parasë së narkotrafikut është bërë në pak duar dhe me implikim te drejtpërdrejtë apo të tërthortë të shumë shefave të komisariateve, emrat e të cilëve kanë mbushur faqet e dosjeve të shërbimeve partnere. Po për inkriminimin e strukturave te Policisë së Shtetit nuk mban përgjegjësi ky ministër? Po Kryeministri? Po mazhoranca që e ngriti pushtetin mbi votat e blera? Nuk mbajnë përgjegjësi para shqiptarëve? Po për mijëra fshatarë që shitën bagëti e katandi, që morën dhe kredi për të blerë farat e hashashit, që u shitej nga vetë e bosët e krimit, të cilët hanin dhe pinin me shefat e komisariateve? A mban përgjegjësi për këta ky kryeministër dhe kjo mazhorancë?! Pra, nuk është thjesht çështje e një njeriu, qoftë ky dhe një ish-ministër i rëndësishëm. Është shumë më shumë se kaq: Shteti u deformua në themelin e vet. Dhe ajo e djeshmja ishte një ditë zie për demokracinë dhe drejtësinë, sepse mazhoranca njohu dhe legalizoi në sytë e shqiptarëve një shtet të kapur dhe të drejtuar prej narkotrafikut", shkruan Rrokaj.

manjani fb

(Postimi i Shezai Rrokajt)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës