Deputeti i LSI-Pjerin Ndreut:
Të morëm gruan në punë

Deputeti i LSI-Pjerin Ndreut:<br />Të morëm gruan në punë<br>
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Brahimllari ka postuar një status pas reagimit të Pjerin Ndreut ku i quan të LSI-së tepsixhinj, pa shkolle e pa asnjë kualifikim që vegjetojnë në detyrë në qeverisjen akoma sot e kësaj dite.

Statusi i plotë i Endrit Brahimllarit:

I dashur Pjerin,

Inatin që ke me tepsinë e Edi Ramës nuk të ndihmon të shfrysh mllefin tënd tek njerëzit e LSI-së.

Janë të shumtë njerëzit që LSI iu ka dhënë shansin, dhe nuk ka parë bindje politike por është bazuar në vlerat që ata mbartin dhe në respekt të ligjit, kjo edhe për shumë socialistë të ndershëm që nuk iu hapeshin dyert.

Po të përmend vetëm disa emra që LSI iu dha shansin e që jo vetëm janë të mirëdiplomuar jashtë vendit, por janë edhe vlerë për administratën publike.

Z. Kristlen Keri, Znj. Daniela Cekani, Znj. Blerina Ago, Znj. Lindita Sotiri, Eldorado Kice, Aurel Lamçe, etj.

Edhe bashkëshortes tënde LSI i dha shansin për të qenë shefe e financës në Ministrinë e Integrimit kur PS i mbyllte derën se ishte bashkëshortja jote dhe unë mendoj që ajo e meritonte.

Nëse të duhet më tepër informacion, si Sekretar i Përgjithshëm i LSI kam dijeni për të gjithë ata që LSI iu dha shansin, por edhe të atyre mijëra nëpunësve që PS i hodhi në rrugë duke shkelur rëndë ligjin e nëpunësit civil dhe i ka zëvendësuar me familjarë të familjeve mafioze.

Përsëri, kjo nuk ndryshon respektin që kam për ty.

Të përshendes,

Endriti

Statusi i Pjerin Ndreut:

Arritja me e madhe e 100 diteve te qeverisjes eshte ruajtja e tepsise ! Ca qeveritar-uce kane harru se kush i ka sjelle e mban ne pushtet ! Gezuar Baftjar !

Meqenese, disa media e individe e kane te veshtire perkthimin shqip-shqip, ju sqaroj qe statusi i meparshem per tepsine, ka te beje me falangat e LSI, pa shkolle e pa asnje kualifikim qe vegjetojne ne detyre ne qeverisjen tone akoma sot e kesaj dite. Ndersa vjellin vrere e pengojne zhvillimin e ketij vendi.

Nje kritike kjo ndaj qeverise , por qe nuk do te thote qe ne teresi qendrimi im eshte kunder e nuk mbeshtes qeverine Rama ! Perkundrazi, statusi eshte nje kembane alarmi qe vjen nga poshte e duhet te degjohet me mire per permiresimin e qeverisjes se vendit !

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj