Deputeti i Lushnjës Sajmir Korreshi i cili njihet për fjalimet e tij të drejtpërdrejta dhe që shkaktojnë ilaritet në Kuvend, ka 'goditur' serish sot.

Në fjalën e tij të sotme në Kuvend ai foli për situatën e spitalit të Lushnjës, duke nënvizuar se aty bëhen vetëm 'synetlliqe dhe operacione apandeciti'.

"Për të bërë Pfizer-in duhet mik i fortë. për të bërë një skaner në Lushnjë duhen 4 javë, virusi vjen dhe ikën 2 herë për kaq kohë. Nuk ka lëndë për të bërë një skaner. A e dini ju që infermierët kërkojnë 5000 lekë në ditë për të ofruar shërbim si privat. Spitali i Lushnjës është kthyer në një spital që bën synetlliqe dhe ndonjë apandesit.

Nuk kemi të gjithë pleq në shtëpi. Nëse larg qoftë të bie ndonjë infarkt nuk ka asnjë ndihmë të parë në spitalin e Lushnjës, duhet të vish në Tiranë. Të duhet 1 orë e gjysmë.  Në një shkollë elitare në Lushnjë kërkon një banjë", tha deputeti Korreshi, i cili në fund kishte një pyetje për kolegët për çështjen e rritjes së çmimeve.

"Provojeni një herë me rrogën e deputetit a ia dilni dot në fund të muajit?", përfundoi ai.