Deputeti i PD:Rama kërcënoi
pedagogët me 'prerje kokash'

Deputeti i PD:Rama kërcënoi<br />pedagogët me 'prerje kokash'<br>
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka hedhur një akuzë të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, pas takimit të këtij të fundit me pedagogët. Deputeti shkruan në ‘Facebook’ se Rama kërcënoi pedagogët me ‘prerje kokash’.

Sipas tij, kryeministri ka humbur arsyen, toruan dhe madje edhe kokën e qetë. Ndërsa shton se në fakt një kokë ‘duhet prerë që të ndreqen gjërat në këtë Shqipëri, dhe kjo është koka e kryeministrit.

“RAMA, KY PERSONAZH GROTESK. Rama tashmë është shndërruar në një personazh grotesk. Ka humbur arsyen, ka humbur toruan, ka humbur madje dhe kokën e qetë!

Mirë që “e tërhoqi zvarrë” trupën senatin e Universitetit të Tiranës deri tek zyra e vet sipas parimit “kalama”: “hajde zihemi, po hajdeni tek lagjia ime”, por dhe u nxorri dhëmbët duke i kërcënuar në krizë nervash me “prerje kokash”!!??

Ndërsa ministrja e tij, buzëqeshte me tepsinë imagjinare në dorë! “Dialogu” që komunikoi Rama me pedagogët, ishte ky: Ose pranoni që keni faj ju, ose përndryshe unë “nxorra thikën”.... Të qeshësh, të dhemb! Të qash, të vjen për të qeshur. Në fakt një kokë “duhet prerë” që të ndreqen gjërat në këtë Shqipëri. E kjo kokë është ajo e kryeministrit!!!”, shkruan Boçi.

boci fb
(Postimi i deputetit të PD, Luçiano Boçi)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024