Deputeti i opozitës, letër SPAK: Kanë 30 vite që shkatërrojnë vendin, hetoni politikanët! Mos u gënjeni nga deklarimi i pasurisë

Deputeti i opozitës, letër SPAK: Kanë 30 vite që shkatërrojnë vendin, hetoni politikanët! Mos u gënjeni nga deklarimi i pasurisë

Andi Përmeti, deputeti i opozitës parlamentare, duke kujtuar 28-vjetorin e vrasjes së kryeprokurorit italian Giovanni Falcone nga mafia italiane, i ka drejtuar një letër të hapur SPAK, pikërisht për të bërë të njëjtën gjë me krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Deputeti Përmeti kërkon nga SPAK të hetojë të gjithë politikanët e 30 viteve të fundit, që sipas tij e kanë shkatërruar këtë vend.

Ashtu si Falcone që udhëzonte 'ndiq paranë' edhe Përmeti kërkon nga SPAK të hetojë vetë të gjitha të ardhurat, pasuritë, pronat, shkollimin dhe udhëtimet që politikanët, familjarët e tyre deri tek kushërinjtë e parë që kanë, në mënyrë që të kuptojë se kush i justifikon dhe kush jo ato para. Ai kërkon guxim nga SPAK që të hetojë pasi shqiptarët presin shumë prej këtij institucioni të ri të drejtësisë.

Letër e hapur për SPAK:

Në 28 vjetorin e vrasjes së Giovanni Falcone. “Ndiq lekët dhe do të gjesh mafian”.

Sa e thjeshte po pate guxim dhe do drejtësi!

Fillo hetimin kryesisht për këdo politikan që ka 30 vite që shkatërron këtë vend. Hetimi është i thjeshtë. Rroga dhe të ardhurat e deklaruara që kanë: politikani, gruaja/burri, fëmijët, nusja/dhëndri i politikanit. Familjarët e politikanit deri te kushërinjtë e parë. Familjarët e gruas/burrit të politikanit deri të kushërinjtë e parë.

Heto a i justifikojnë të gjithë këta persona me rrogat dhe të ardhurat ndër vite: Shtëpitë, vilat, tokat, makinat luksoze, llogarite bankare.

Aksionet nëpër kompani dhe bizneset e ndryshme. Pagesat me qindra mijëra euro për shkollimin e fëmijëve nëpër botë.

Pushimet përrallore të tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Shpenzimet mujore për shoferë/shoqërues/zyra.

Kreditë që kanë marrë dhe mënyrën si i kanë larë. Investimet e vogla në bashkëpunim me bizneset që më pas i janë shumëfishuar nga fitimet. Kini guxim!

Sado t'i kenë fshehur, sado t'i kenë pastruar lekët e fituara, kanë vjedhur, rrëmbyer dhe përlarë kaq shumë lekë të taksapaguesve shqiptarë ndër vite, sa diku do kenë lënë gjurmë, diku do t'i kenë shpëtuar pa i fshehur.

Mos u gënjeni nga deklarimi i pasurisë. Hetoni vet në e doni ketë vend, në doni drejtësinë por mbi të gjitha nëse nuk jeni dhe ju njësoj si ata. Shqiptarët presin shumë nga ju.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 24/05/2020 14:10

    Kete do dhe shumica e popullit qe jeton me djers,, Nqse fillove kete betej vazhdoni deri ne fund keni mbeshtetjen tone, kemi nevoj per politikan si ty ,forca..

    Përgjigju
  • vera: 24/05/2020 00:16

    BRAVO andi permeti,,,ja ssa bukur flet brezi I ri,,,jo brezi I rucit...

    Përgjigju
  • RESSSSPEKT: 24/05/2020 00:12

    RESPEKT MOR DJAL PËR KTË LETËR QË KE ÇUAR PËR SPAK ZOTI TA BËFTË DRIT E RESPEKT PËR GUXIMIN. SPAKU DUHET TI KONTROLLOI ME RËNJ TË GJITH POLITIKANËT PA PËRJASHTIM NGA ÇDO PARTI. SE KTA JAN TË GJITH HAJDUT E KRIMINEL E JAN BASHK. KTA JAN ARTISTAT MË TË MBËDHENJ TË KSAJ KORE TOKE BËJN TEATËR ME POPULLIN MË FUKARA TË EVROPËS.SE KTA JAN GJAK PIRSA KRIMINEL IMORAL PROSTITUA E FUNDËRRINA. KA ARDH DITA QË KTA QELBËSIRA TË JAPIN LLOGARI OSE PËRNDRYSHE SHQIPËRIA SHKATROHET PËRFUNDIMISHT PO SU DËNUAN KTA KRIMINEL FUNDRINA. R E S P E K T MOR DJAL HALLALL QUMSHTI NËNËS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë