Deputeti i PD: Basha e vuri të pestin
pasi e dinte që Duka do humbiste

Deputeti i PD: Basha e vuri të pestin<br />pasi e dinte që Duka do humbiste
Deputeti i PD në qarkun e Durrësit, Igli Cara deklaron se Lulzim Basha në zgjedhjet e 25 qershorit e vendosi Agron Dukën në listë në pozicion e pestë, pasi e dinte se do të humbiste, pasi më parë kishte sondazhe.
 
Unë i përgëzoj të katër deputetët që dolën në qarkun e Durrësit. Do të kisha shumë dëshirë të dilte edhe Duka, të cilin e respektoj shumë pasi ka një kod burrërie në të bërit politikë.

Duka humbi, pasi Basha i ka ditur më parë sondazhet dhe pozicionet që i dha Duka ishin të tëra humbëse.

Megjithatë këtë Duka duhet ta kërkojë vetëm te Basha. Ai i ka pasur sondazhet që të tre pozicionet që i dha ishin pozicione limit, të cilat minimalisht rrezikonin 90%.

Ashtu edhe ndodhi, të tre humbën, Basha i vuri në pozicione që të shtynin fushatën, të shtynin karrocën e tij. E them me bindje që Duka nëse do të kandidonte i vetëm do të ishte sot deputet i Parlamentit
” tha  Cara te Vizion Plus.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik