Deputeti i PD: Duhet Kuvend pajtimi brenda partisë! Të bëjmë hap pas të gjithë ne që kemi humbur sfida në nivel qarqesh

Deputeti i PD: Duhet Kuvend pajtimi brenda partisë! Të bëjmë hap pas të gjithë ne që kemi humbur sfida në nivel qarqesh

Deputeti i PD, Helidon Bushati shprehet se nevojitet një Kuvend Pajtimi brenda Partisë Demokratike si e vetrmja mënyrë për të pasur një riorganizim dhe ringritje.

Në reagimin e bërë Bushati ka kërkuar që të lihen pas akuzat e drejtuara mes politikanëve demokratë. Ai tha se është koha që secili prej drejtuesve të PD në degë të ndryshme që ka humbur në zgjedhjet lokale të 14 majit, duhet të bëjë një hap pas dhe mbështesin figurat e reja.  

Postimi i plotë:

Duhet Kuvend Pajtimi!

Zgjedhjet vendore të 14 majit na dëshmuan më së miri se të ndarë humbasim të gjithë.

Referuar situatës së pazakontë nëpër të cilën ka kaluar Partia Demokratike pergjatë këtyre viteve si dhe humbjes apo disfatës në zgjedhjet që lëmë pas, ky moment duhet të jetë një mundësi për ndërgjegjësim, reflektim objektiv dhe jo një mundësi për të gjetur alibi apo justifikime për humbjen.

Ajo çfarë kam propozuar, çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i vitit 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëvë dhe Partisë Demokratike në këto momente është krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një Kuvendi Pajtimi me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë me të cilën i drejtohemi çdo demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi.

Vlersoj se është më e drejtë dhe denjitoze duke filluar nga UNË dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida në  nivel qarqesh apo në nivel kombëtar se është koha të bëjmë një hap pas dhe të jemi mbështetje për figurat e reja që do të  përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe do të marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne.

Ky është detyrimi yne, vetëm kështu mund të ringrihemi. Jemi ne ata që duhet  t’iu  japim mundësinë dhe të mbështesim fort formësimin e një klase të re politike në drejtim të Partisë Demokratike.

Miq, është koha të lëmë pas akuzat drejtuar ndaj njëri tjetrit, si e si për të gjetur fajtorin, fajtori i vetëm është përçarja e krijuar mes nesh.

Partia Demokratike për tu ringritur duhet të mbështet tek e vetmja zgjidhje e shëndoshë që kapërcen çdo interes personal, zgjidhja  e vetme duhet të gjendet tek krijimi i një fronti të gjerë  pozitar.  Organizimi, siç e kam artikuluar në çdo  mbledhje grupi i një Kuvendi Pajtimi nga i cili të dalim me një strukturë drejtuese kolegjiale gjithëpërfshirëse, të  përkohshme dhe me një strategji të re komunikimi e cila ti përgjigjet kohës.

Besoj fort se ky është i vetmi instrument që do na mundësojë të ringrihemi.


Lajmi kryesor:

10 orë debat! Mes tensionesh hapet gara për kreun e PD! Bardhi e deputetët braktisin mbledhjen, 2 dorëheqje brenda kryesisë! Tabaku dorëhiqet nga posti i nënkryetares


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë