Deputeti i PD: Ja “kokat e mëdha”
nga PD e PS që janë bërë KIU FIU

Deputeti i PD: Ja “kokat e mëdha”<br />nga PD e PS që janë bërë KIU FIU<br>
Deputeti i PD, Myslim Murrizi ka reaguar duke i cilësuar disa nga kolegët e tij nga shumica dhe opozita, ‘kiu fiu’. Statusi i tij i referohet faktit që janë të njëjtët deputetë pjesëmarrjes në shumicën e komisioneve parlamentare.

Ai thotë se bëjnë si ‘baballarë’ të drejtësisë dhe “Ju është mbushur mendja që i dinë të gjitha, dhe ato që dinë këta “ lidera” nuk i di askush tjetër” shprehet ai.

STATUSI I MYSLIM MURRIZIT
Disa deputet nga te gjitha palet na jane bere si KIU FIU.

Ne komision te ligjeve, ne komision te vetingut, ne komision te reformes ne drejtesi, ne komision te reformes zgjedhore, ne komisionin AD HOC per KLP, ne komision te KLGJ , ne komisionin e rregullores se kuvendit, ne komisionin e kodit te etikes dhe veshjes, ne komision te sfilates etj

Mire eshte ti caktojne edhe tek komisioni i ndarjes se tokave, se me duket se ndajne “ drejte” per VETEN.

Po kur bejne si “ baballare” te DREJTESISE!!!!!!!

Po kur ju eshte mbushur mendja qe i dine te gjitha, dhe ato qe dine keta “ lidera” nuk i di askush tjeter!!!!

Mire qe genjejne veten, por ju kane mbushur mendjen dhe shefave te tyre, se pa keta, askush nuk mer dot fryme.

Jane ngritur ne kembe pas vitit 2005, e te thone qe kemi nje jete qe meremi me keto pune.

Mu kujtua FILMI, ku KIU dergohej per çdo kurs qe i vinte nderrmarrjes.

Kiu per firzamonik, Kiu per violine, Kiu per dajre, Kiu per GERRNETE.

Ndaj kemi ligjin me te keq dhe me hipokrit ZGJEDHOR, se keta sivllezerit e KIUT nuk i voton njeri as per KRYEPLAK, dhe thone lart e poshte qe nuk e ndryshojme LIGJIN, se ne nuk dalim dot DEPUTET.

Ndaj sa miratohet nje ligj, pa kaluar vitin behen amendamente per ta ndryshuar, sepse homologer e KIUT, i shkruajne dhe i votojne ligjet sipas urdherit, jo siç duhet.

O ju “kokat e medha” qe edhe FAKULTETIN e keni mbaruar neper TRAGETE, mos na beni per te VJELLE, duke menduar se mashtroni shefat, mund te mashtroni çdo njeri.

Edhe shefat ju duan se jeni manikin dhe shume perdorimsh, e nuk e keni ne fjalor fjalen JO, por edhe ata e dine mire sesa VLENI ne FAKT.

d.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane