Deputeti i PD jep alarmin: Rama
rrezik, duhet vendosur në survejim

Deputeti i PD jep alarmin: Rama<br />rrezik, duhet vendosur në survejim<br>
Deputeti i PD, Ervin Salianji shprehet se Rama është rrezik kombëtar. Ai deklaron se dorëheqja e Ramës është hapi i parë për të hapur rrugën për hetim të plotë dhe të pandikuar.

Statusi i Ervin Salianjit
Rama rrezik për sigurine kombëtare, duhet vendosur në survejim nga shërbimet e inteligjencës! E vërteta e dokumentuar nga përgjimet italiane ishte e njohur për të gjithë shqiptarët.

E dinin këtë punonjësit e policisë, të administratës, e kanë jetuar si “normalitet” qytetarët në Vlorë dhe e jetojnë qytetarët kudo sot nëpër Shqipëri, që dëshmojnë detaje të drekave dhe darkave, e dinë shqiptarët në çdo cep të vendit se si mbillet, korret e shpërndahet drogë lirisht me ndihmên politike te Rilindjes dhe me shërbimin e shtetit.

Fatkeqësia më e madhe është që Rama bëri që të bashkëjetohej me këtë fakt si normalitet dhe u deshën organet e drejtësisë italiane të zgjojnë furtuna dhe reagime, që te provohej ajo qe u tha për katër vite me radhë.

Sot shqiptarët kuptojnë hapur të gjithë maskaradën kur nuk u arrestuan Habilajt por Zagani. Kuptojnë të gjithë se pse nuk u asgjësua asnjë parcelë e denoncuar; personalisht kam denoncuar në mes të parcelave në fshatin e Tahirit, dhe asnjë reagim për vite me rradhë.

Publikimi i dosjes gjyqësore në ngarkim të bandës së Habilaj-Tahiri-Rama i vë kapakun denoncimeve të përditshme të opozitës gjatë katër viteve dhe është fillimi i çmontimit te krimit. Duheshin përgjimet italiane që e vërteta e trafikut kriminal që udhëhiqet nga ish-Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri, të kuptohet si gjëma që varros Shqipërinë.

Në këto kushte vihet në dyshim siguria kombëtare. Kur Ministria e Mbrojtjes fik radarët, kur makina e Ministrit të Brendshëm përdoret për drogë, kur Habilajt kanë katër vite që trafikojnë dhe policia italiane jep sinjale dhe policia shqiptare nuk merr asnjë hap, kur ndërtohen pista dhe fluturojnë avionë me drogë, ku flitet se me makina policie bëhet transporti i drogës,çfarë ka mbetur akoma! Në këto kushte vetë kryeministri duhet të jetë nën mbikqyerje nga shërbimet inteligjente.

Në këtë situatë ku janë përfshirë krim dhe politike, institucione dhe banditë, ministri dhe organe ligjzbatuese, a duhet mbledhur Keshilli i Sigurisë Kombëtare?! Dorëheqja e Ramës është hapi i parë për të hapur rrugën pêr hetim të plotë dhe tê pandikuar, doreheqja nuk shpagon dëmin dhe krimin!

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)