Deputeti i PD me tone të forta:
Revolucion për të shporrur krimin
Deputeti demokrat, Flamur Noka, foli me tone të ashpra në fjalën e tij në seancën plenare, ku u miratua kërkesa e mazhorancës për hetim të lirë të deputetit Saimir Tahiri. Noka tha se ky Parlamenti demonstroi se është Parlamenti i turpit, i drogës, vendi ku bëhet avokaturë ndaj krimit e drogës.
Deputeti demokrat, Flamur Noka, foli me tone të ashpra në fjalën e tij në seancën plenare, ku u miratua kërkesa e mazhorancës për hetim të lirë të deputetit Saimir Tahiri.
Noka tha se ky Parlamenti demonstroi se është Parlamenti i turpit, i drogës, vendi ku bëhet avokaturë ndaj krimit e drogës. Më tej, deputeti bëri thirrje për revolucion popullor për të shporrur këtë organizatë kriminale dhe për t’i kthyer dinjitetin shqiptarëve.
“Sot ky parlament demonstroi se është parlamenti i turpit, sot ky parlament demonstroi se është parlamenti i drogës, sot në këtë parlament si në asnjë vend të botës u bë avokaturë ndaj krimit dhe drogës.
Sot të gjithë panë që Edi Rama është kapo i krimit të organizuar të Shqipërisë. Sot nuk mbrojtët Saimir Tahirin, sepse çfarë do që të bëni ju ai është i mbrojtur.
Sot ju keni mbrojtur Edi Ramën, Saimiri ka qenë një cerr, i dërguar nga ushtari i kapo bandës nga Edi Rama.
Sot doli jo thjesht nga prokuroria por edhe nga partnerët u tha se ju kolegë të mazhorancës nuk keni ardhur si rezultat i votave të qytetarëve, por jeni të gjithë ushtarë të krimit të organizuar. Ju këtu keni ardhur me paratë e drogës, të Habilajve.
Sa miliona Euro kemi thënë ne që janë përdorur për zgjedhje , ja ku është me zë dhe me figurë, ke përdorur miliona euro për të ardhur në pushtet.
Sot keni rënë dhe jeni të palegjitimuar, ato byzylykët mos kujtoni se ishin për kamionistin Saimir, ishin për ministrin Saimir,ishin për ty, prandaj sot më shumë se kushdo faktet sjellin se nuk jeni qeveri por organizatë kriminale dhe ka vetëm një emër, kapo banda quhet Edi Rama.
Shqiptarët nuk kanë mbrojtës dhe përfaqësues, kriminelët po, bandat po, droga po, dhe ky është Edi Rama me organizatën e tij kriminale. Sot u tregua se këtu dominon mafia, kodi i heshtjes u vendos pasi Saimir Tahiri belbëzoi tek Opinioni, direkt druri i shtrembër u bë rrap madhështor dhe ju u bëtë gardh për të mos e shkulur dhe për ta mbajtur. Kjo tregon që ju i keni ditët e numëruara, duhet revolucion popullor për ta shporrur këtë organizatë kriminale për ti kthyer dinjitetin shqiptarëve dhe votës së lirë”, u shpreh deputeti Noka.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Aksioni nis nga Ernest Muçi, Besiktas shënon supergol me Rashicën në EL
22 Janar, 16:56
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase
22 Janar, 16:34
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump
22 Janar, 16:18
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Izraeli bastis Bregun Perëndimor, 10 të vdekur
22 Janar, 16:16
-
Zgjedhjet/ Materializohet marrëveshja Rama-Berisha, KQZ miraton aktin për listat! Për çdo parti, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Drejtuesit e AF Elbasanit takim në zyrat e FC Bologna: Bashkëpunim edhe për ekipin e parë
22 Janar, 16:09
-
Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset
22 Janar, 15:55