Deputeti i PD, Murrizi: Pse hesht
ambasadorja e BE-së, Vlahutin

Deputeti i PD, Murrizi: Pse hesht<br />ambasadorja e BE-së, Vlahutin<br>
Depueti i Partisë Demokratike  Myslim  Murrrizi,  ka reaguar për situatën e fundit  në lidhje me akuzat e bërë që implikojnë  figura politike në trafikun e lëndëve narkotike, që përmenden në dokumentat që janë publikuar nga mediat për “Habilajt”.

Deputeti  Murrizi nëpërmjet një statusi  në Facebook  ka  denoncuar heshtjen e ambasadorë së Bashkimit Evropian në Shqipëri , Vlahutin për drogën në Shqipëri dhe ironizon me abasadorën duke I shkruar me kode, pasi sipas tij italianët mund t ë përgjojnë dhe pa leje.

“Sot kam nje pyetje publike per “ TRAJNEREN” e LOJTARIT me NR 16?Disa here rresht si kryetar i PD Lushnje kam denoncuar heshtjen e “ trajneres” ROZE per drogen ne SHQIPERI.

Sot edhe si deputet i opozites kam te drejte ta pyes, çfare mendon kjo si trajnere e ekipit te HASHASHIT?
Po per “ sulmuesin” kryesor te ketij ekipi me NR 16??
A vazhdon te jete ne forme, apo do ti vari kepucet ne gozhde?”
-shprehet ndër të tjera Myslim Murrizi
 

Statusi i deputetit të Partisë Demokratike në Facebook:

Nje leter “ ANONIME” poshte deres per Ambasadoren e BE-se, zj VLLAHUTIN.
Sot kam nje pyetje publike per “ TRAJNEREN” e LOJTARIT me NR 16?
Disa here rresht si kryetar i PD Lushnje kam denoncuar heshtjen e “ trajneres” ROZE per drogen ne SHQIPERI.
Sot edhe si deputet i opozites kam te drejte ta pyes, çfare mendon kjo si trajnere e ekipit te HASHASHIT?
Po per “ sulmuesin” kryesor te ketij ekipi me NR 16??
A vazhdon te jete ne forme, apo do ti vari kepucet ne gozhde?
Si “ tifoz” i Juaj zj Ambasadore ( TRAJNERE), doja te dija se kur e keni planifikuar ndeshjen e kthimit AMBASADORE-QEVERI HASHASHI???
Kush mendon se do ta fitoje ndeshnjen?
Dhe ne se mundesh , per ke keni vene bast?
Si e keni plotesuar SKEDINEN?
1,x apo 2 ??
A mund te jete goleshenues lojtari me NR 16?
Ju lutem mund te me pergjigjeni me kode, qe te mos i kuptojne keta “ shejtane” ITALIANE qe pergjojne pa “ leje”
Te pyeta per kete lloj sporti zj Vlahutin, se per ate “ sportin” tjeter te HASHASHIT , kam tre vjet qe te pyes, por e shoh se nuk “ mer vesh” fare sesi dalin “ ndeshjet”
Ishalla nuk dalin te trukuara e te shitura, se pastaj nuk dihet kush do ta haj, e kush do mari 3 pikeshin ne tavoline.
Gjithsesi “TRAJNERE”, fol diçka se nuk besoj qe je as “ memece” e as “ gagaçe”!
Apo po hesht ngaqe nuk di SHQIP ?
Fol, fol si te dish, e ne çfare gjuhe te duash se SHQIPTARET, te kuptojne shume mire kur flet per TA , ose per nje ekip te vogel qe tallet me TA.
Koha eshte per te folur, e jo per te bere sehir.
Apo je merzitur se te eshte “demtuar” per ndeshjen e kthimit golashenuesi kryesor???
Hajt mos u merzit , sa te kesh EDIN dhe ERIN, “ TOP” e ke skuadren.
Suksese ne jete “TRAJNERE” ROZE e ekipit MAVI.
Kur ta gjesh kohen lajmero dhe “ pronarin” e ketij ekipi , xhorxhin ose te birin, dhe i thuaj qe te bej kujdes me ato dreq fotosh qe ben me lloj lloj njeriu.
Nga nje “ mik” qe te do te miren!

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)