Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka bërë një deklaratë të rëndë mbrëmjen e djeshme në ‘Studio24’, ku theksoi se Partia Demokratike ka bërë gjithçka dhe se i ka mbetur veçse të marrë kallashin kundër Edi Ramës.

Një deklaratë që më pas ai u mundua ta rregullonte disi, kur tha se PD nuk është për luftë, por për paqe dhe protesta paqësore.

Pjesë nga debati:

Baçi: Mos harroni që nga protestat e PD, nga presioni e denoncimet kryetari i Bashkisë së Tiranës është nën hetim dhe i paraburgosur, dhe ish-zv.kryeministrja njeriu më i fuqishëm pas Ramës sot është e pandehur, edhe pse e kam thënë de facto ajo vazhdon të jetë zv.kryeministre dhe ministre sepse vuri kë deshi ajo.

Gazetarja: Ju ndjeni ndonjë përgjegjësi për të gjitha këto zhvillime? Se duhet ta kishit ndaluar si opozitë, si rregull?

Baçi: Si mund ta ndalonim? Ne vetëm të merrnim kallashin dhe t’i dilnim përpara Ramës.

Gazetarja: Pse e çoni situatën direkt në luftë?

Baçi: Po vetëm ajo ka ngelur për të bërë.