Salianji ironizon kryeministrin Edi Rama, teksa shkruan në ‘Facebook’ se në ditën e parë si kryeprokuror, duke nënkuptuar organi i akuzës është tashmë në duart e kryeministrit, nisi me ëndrrën e tij në sirtar, asgjësimin e opozitës.
Në reagimin e tij të fortë, Salianji ka paralajmëruar Ramën se nuk do të flejë asnjë ditë i qetë dhe se kusuret e tij do t’i paguajë vetë.
“Dita e parë në punë e kryeprokurorit Rama nis me ëndrrën të tij në sirtar, asgjësimin e opozitës dhe mbretërimin mes parave të nxjerra nga gjaku dhe zhvatja e qytetarëve shqiptarë! Asnjë ditë s’ka për të fjetur i qetë, kusuret e tij do t’i paguajë ai vetë. Prokuroria dhe gjykatat duhet të hetojnë dhe çojnë pas hekurave kriminele, banditë dhe të korruptuarit e qeverisë që po e çojnë Shqipërinë në greminë. Duhet të nisë nnga Rama që po privatizon Shqipërinë dhe ka patologjinë se do skllavërojë dhe popullin! Ai është skllavi më i madh, skllav i parasë dhe i vesit.
Nga dita e djeshme mbetet vetëm një pishman; duhej reaguar edhe me fort! Kemi kryer vetëm detyrën shtetërore që na ngarkon ligji; në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të kushtetutës. Puçistët që ishin duke vjedhur votat e opozitës për të emëruar Ramën Prokuror, nuk janë të opozitës. Mbrojtja e qytetarëve nga pushteti pa kufi është pa asnjë diskutim detyrë e opozitës. Një pishman kam nga dita e djeshme, duhej reaguar më fort. Me këta ka vetëm një rrugë, përballja pa kthim!”, shkruan Salianji.
d.c./shqiptarja.com










