Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pas fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS. Shehu thekson se Rama akuzoi sot drejtuesit që emëroi pikërisht vetë katër vite më parë, kur erdhi në pushtet.
Në faqen e tij në “Facebook”, deputeti demokrat shkruan se Rama kërkoi të marrë pamjen e një “alieni” të sapo mbërritur në Tokë. Duke sjellë në vëmendje fjalën e kryeministrit për koalicion me popullin, Shehu shkruan se i kujtoi sloganet bosh, por të rrezikshëm të diktaturave.
“Sot Rama foli sikur te ishte ne diten e pare te qeverisjes dhe jo mbas kater vite ne pushtet, sic eshte ne realitet!!!! Akuzoi institucionet e drejtues te tyre, kur eshte pikerisht ai qe i emeroi ata. Po kanabisi, mos valle mbiu vete duke pushtuar gjithe vendin?! Ne fakt ai kerkoi te marre pamjen e nje “alieni” te sapo mbritur ne Toke. KOALICIONI ME POPULLIN....ME KUJTON VECSE SLLOGANET BOSH, POR TE RREZIKESHME TE DIKTATURAVE. Mos valle mund te perkthehet ne “vijen e masave” te dikureshme....?!”, shkruan Shehu.

(Postimi i Tritan Shehut në facebook)
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com