Deputeti i PD:Rama po çon vendin
drejt destabilizimit, ta ndalim

Deputeti i PD:Rama po çon vendin<br />drejt destabilizimit, ta ndalim<br>
Deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Rama, duke deklaruar se është në krizë të rëndë nervore. Balliu ndalet te sulmet e kryeministrit ndaj gazetarëve e mediave, teksa shkruan në ‘facebook’ se pas skandalit të një dite më parë, kur fyeu në sy gazetarët e terrenit, sot u shfat në gjendje të rëndë psikike, duke ofenduar mediat në sy të botës dhe investitorëve të huaj.

Sipas deputetit, ky është një kërcënim i hapur ndaj medias së lirë dhe merr në mbrojtje bandat me të cilët po qeveris vendin. Për këtë, Balliu iu bën thirrje qytetarëve t'i bashkohen frontit opozitar për të ndalur kryeministrin.

“Kryeministri në krizë të rëndë nervore. Vijojnë edhe sot sulmet ndaj medias dhe gazetarëve nga krimi në pushtet. Pas skandalit të një dite më parë kur fyeu në sy gazetarët e terrenit, SOT Rama shfaqet sërish në gjendje të rëndë psikike. Ofendon mediat në sy të botës, në sy të investitorëve të huaj. Ky është një kërcënim i hapur ndaj medias së lirë dhe merr në mbrojtje bandat me të cilët po qeveris vendin. Ky kryeministër po e çon vendin drejt destabilitetit. Ky Kryeministër duhet ndalur. I bëj thirrje qytetarëve ti bashkohen Frontit Opozitar për të mbrojtur gazetarët dhe për shporrur këtë Kryeministër që çdo ditë e më shumë po tregon se është i kapur nga mafia”, shkruan Balliu.

balliu fb

(Postimi i deputetit Balliu)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera