I ftuar në “360 Gradë”, ai sqaroi arsyet se pse shqiptarët duhet të protestojnë më 27 janar, duke theksuar se i gjithë pushteti i përqendruar në familjen e kryeministrit. Sipas tij, opozita ka kontrolluar qytetarët në protestat e organizuara, pasi "zemërimi i tyre mund të tejkalonte çdo kufi dhe për rrjedhojë kryeministri dhe qeveria e tij do ishin larguar".
Salianji: Asnjë ditë nuk do të rrinte në zyrë Edi Rama nëse nuk do të ishte opozita.
Zheji: Në këtë logjikë ju po mbani në detyrë Edi Ramën...

Salianji: Në gjithë botën opozitat janë si një valvul sigurie…
Zheji: Dhe shkarkimi.
Salianji: Një qeveri që shkon në këtë nivel që nuk i intereson rregulli por vetëm përqendrimi i pushtetit. Familja e kryeministrit përqendron naftën. 200 mln euro aferë me mikun e vet. Vetëm me kazinotë këtë vit ka fituar si asnjëherë tjetër mafia e kazinosë. Rriti çmimin e energjisë, rriti tani çmimin e ujit dhe po tarifon. Nuk ka rritur asnjë pension, asnjë rrogë, por ka kanabizuar shoqërinë shqiptare duke detyruar 200 mijë shqiptarë të largohen.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
