120 mijë euro cash në shtëpinë e zyrtares, Sula: Tregues se aministia fiskale po bëhet për ‘Alda Klosë-t’ e qeverisë, jo për emigrantët

120 mijë euro cash në shtëpinë e zyrtares, Sula: Tregues se aministia fiskale po bëhet për ‘Alda Klosë-t’ e qeverisë, jo për emigrantët

Dashnor Sula

TIRANË- Duke marrë shkas nga gjetja e 120 mijë eurove cash në shtëpinë e zyrtares së Alda Klosit, deputeti i PD-së, Dash Sula shprehet se ky është një tregues se përse nuk duhet bërë amnistia fiskale. Në reagimin e tij, thuhet se kjo amnisti e propozuar nga ana e qeverisë, do t’u shërbejë zyrtarëve që kanë vjedhur miliona lekë dhe jo qytetarëve.

“Aministia Fiskale për ‘Alda Klosë-t’ e qeverisë, jo për emigrantët. Projekti i qeverisë për Amnistinë Fiskale nuk i shërben aspak emigrantëve shqiptarë që kanë punuar me ndershmëri në një vend të huaj, por kërkohet me ngulm nga kjo mazhorancë për të legalizuar paratë e Alda Klosit, dhe të tjerëve si ajo në qeveri dhe në administratën e kësaj mazhorancë. Insistimi i dy ministrave sot edhe pas skandalit me ish-drejtoreshën e koncesioneve është tregues i qartë i qëllimit real i qeverisë për amnistinë fiskale. Para të pa deklaruara kanë trafikantët dhe hienat në administratës publike që grabisin qytetarët shqiptarë çdo ditë. Veç vjedhjes së përditshme, amnistia fiskale do ti dëmtoj edhe më shumë qytetarët e thjeshtë, sepse leku i pisët do i ngrejë edhe më shumë çmimet e ndërtimeve dhe do dëmtojë biznesin e ndershëm. Për më tepër Amnistia Fiskale është 180 gradë në drejtim të kundërt me politikat dhe orientimin e Bashkimit Evropianë. Qytetarët shqiptar i kanë sytë nga BE, ndaj edhe qeveria duhet të heq dorë nga nismat e saja për të forcuar bandat dhe ta largojë vendin nga BE", ka deputeti i PD, Dashnor Sula.

Reagimi vjen pas vjedhjes së zyrtares, Alda Klosi ish- shefe e kabinetit të ish ministrit Arben Ahmetajt, rast i cili zbuloi se ajo kishte në shtëpi 120 mijë euro të padeklaruara, e ndërsa iu morën edhe sende të tjera me vlerë. Kjo e fundit ka bërë denoncimin për vjedhjen e banesës te “Rruga e Kosovarëve”  nga ky rezultoi se autore ishte pastruesja e saj, Rozeta Dobi me të birin Havier. 42-vjeçarja Klosi ka pohuar gjatë dëshmisë se më parë ka punuar si shefe e kabinetit të ish zv. Kryeministrit Ahmetaj, ka thënë se 120 mijë euro që i kanë vjedhur ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer.

Ndërkohe grabitja e parave është pranuar edhe nga vetë e arrestuara. Ajo ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje në polici se paratë i kishte vjedhur nga urrejtja që kishte krijuar për Alda Klosit. 

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin