Deputeti i PD: Sapo filloi
dekriminalizimi i zgjedhjeve, por ...

Deputeti i PD: Sapo filloi<br />dekriminalizimi i zgjedhjeve, por ...<br>
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me kriminalitetin në vend. Duke risjellë në vëmendje deklaratën e ambasadorit të SHBA, Donald Lu, mbi katër grupet kriminale dhe 20 familjet mafioze që sundojnë Shqipërinë, deputeti Bylykbashi shkruan se pa u larguar ata nga zgjedhjet dhe pushteti shqiptarët ta harrojnë zhvillimin, demokracinë apo integrimin.

Sipas tij, ky koalicion i zi nuk do t’i lejojë ata të ngrenë kokë, ndërsa shton se sapo ka filluar reforma për Dekriminalizimin e zgjedhjeve.

“Sapo filloi reforma per DEKRIMINALIZIMIN e zgjedhjeve. Kjo nuk do te jete reforma zgjedhore rutine e radhes. Pa larguar nga zgjedhjet dhe pushteti 4 klanet dhe 20 familjet kriminale dhe padronet e tyre ne qeveri me ne krye Edi Ramen, shqiptaret ta harrojne zhvillimin, demokracine apo integrimin. Sepse ky koalicion i zi nuk do t'i lejoje ata te ngrene koke”, shkruan Bylykbashi.

bylykbashi
(Postimi i Oerd Bylykbashit në Facebook)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Rama: Italia në mendjen e shqiptarëve ishte parajsa e kësaj toke

Rama: Italia në mendjen e shqiptarëve ishte parajsa e kësaj toke