Deputeti i PD, Shehu:Edi Rama
vazhdon ta shkallmoj shëndetësinë

Deputeti i PD, Shehu:Edi Rama<br />vazhdon ta shkallmoj shëndetësinë<br>
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama për situatën e shëndetësisë në Shqipëri.

Shehu shkruan se Edi Ram hodhi tymnajën e radhës gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ka harruar shëndetësinë falas ndërkohë bën të kundërtën.

Statusi i plotë:

KRYEMINISTRI VAZHDON TA “SHKALLMOJE” ME TEJ SHENDETESINE; EDHE DJE NE ASAMBLENE E PS!

Z.Rama hodhi tymnajen e radhes,leshoi ne treg risine “mrekulliberese”: infermieret e te gjithe institucioneve do te perzgjidhen me nje “seleksionim” qendror. Harroi...,shendetesine falas”. Ide utopike e minimaliste, produkt i nje vizioni ekstremisht centralist , i rrezikshem e bllokues ky per te gjithe sistemin.

Nuk eshte detyra e nje Kryeministri te nje vendi me ekonomi tregu te perfshihet ne kete forme edhe ne emerimet e infermiereve ne vend, duke e perdorur si zgjidhje. Detyra e tij eshte e kunderta: te paraqese politika stimuluese e decentralizuese te sistemit per daljen nga varferia ku e ka futur sot, duke krijuar se pari nje sistem financimi solid e autonom, me politika reale sociale.

Detyra e tij eshte te decentralizoje spitalet drejt konceptit “spitali ndermarrje”, te shtyje sistemin paresor me larg se decentralizimi drejt “profesionistit te lire”, te integroje institucionet private me sistemin publik, te flase per “tregun e shendetit”, rritjen e numrit te shtreterve, te mjekeve (nje “specie ne zhdukje” kjo), pra per permiresimin e cilesise se sherbimit, qe sot e ka cuar te fundit ne Europe.

Fatkeqesisht Z.Rama dhe Rilindja ne teresi, vazhdon te beje te kunderten, duke na shtyre keshtu drejt kolapsit te plote te sistemit shendetesor, duke e kthyer ate neser ne nje hapesire bosh, me vetem disa “koncesione” qindra milioneshe Euro perqark.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj