Deputeti i PD: Shkarkimi i Saimir
Tahirit urgjencë kombëtare

Deputeti i PD: Shkarkimi i Saimir<br />Tahirit urgjencë kombëtare<br>
Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka bërë thirrje për shkarkimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, duke e cilësuar këtë si urgjencë kombëtare. Balliu shkruan në ‘Facebook” se Tahiri ka shkelur me dy këmbët vendimin e Kuvendit, duke u larguar nga Shqipëria.

Më tej, deputeti sulmon kryeministrin Edi Rama, teksa shkruan se hesht për Tahir trafikantin dhe nga ana tjetër fton investitorët të vijnë në vendin tonë. Sipas tij, fati i Shqipërisë është në udhëkryq dhe kjo qeveri ka rënë përfundimisht.

“Shkarkimi i Saimir Tahirit urgjencë kombëtare. Saimir Tahiri shkel me dy këmbët vendimin e Kuvendit dhe largohet nga Shqipëria. IL CAPO DEI CAPI duhet të thërrasë Palamentin dhe të shkarkoje veglën e tij Saimir Tahiri. E ndërsa Rama hesht për Tahir trafikantin, fton investitorët të vijnë në vendin tonë. Si mund të ketë investime të huaja kur nuk kanë sigurinë e jetës e aq më pak të biznesit, kur bandat në bashkëpunim me qeverinë bëjnë ligjin. Fati i Shqipërisë në udhëkryq, kjo qeveri ka rënë përfundimisht”, shkruan Balliu.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot