Sipas tij të përfshirë janë edhe kryebashkiakët Tërmet Peçi dhe Durim Roshin, por, shkruan ai, prokuroria hesht dhe ata vazhdojnë të qëndrojnë të qetë në zyrat e tyre. Shehu akuzon kryebashkiakët Tërmet Peçi dhe Durim Roshin si të përfshirë, ndërsa sipas tij prokuoria hesht.
Postimi i plotë i Tritan Shehut në facebook:
Ne Tepelene e Memaliaj asnje mase ndeshkuese per kanabisin.
Ne keto dy bashki u kultivuan sasi kolosale kanabisi.
Perfitimet i muaren grupet kriminale si dhe perfaqesuesit e institucioneve shterore, qe e stimuluan, mbrojten, fshehen kete veprimtari kriminale, gje per te cilen fashataret u paguan nje "harac" te larte dhe sot vazhdojne te jetojne nen terror per sa kane bere.
C’po ben Prokuroria qe nuk ka hapur asnje "dosje" per ata, sic e kerkon qarte edhe ligji 9559, neni 1, pika 3 i vitit 2006?
Po shteti ne terresi? Asgje, asgje, asgje.
Dy kryetaret e bashkive, te Tepelenes e Memaliajt z. Termet Peci dhe Durim Roshi vazhdojne te qete ne zyrat e tyre.
Duhej qe qeveria te fillonte procedurat e shkarkimit te tyre.
Per me keq shefi i komisariatit te Tepelenes Emiliano Pashaj qendron i pa tundur ne postin e tij, ndersa ai i Memaliaj Argernt Shyti, i pa prekur vecse ka kaluar ne diber!!!!
Keshtu nuk mund te luftohet krimi, droga e te vendoset ligji, si dhe te shpetojne qytetaret nga pesha e kriminalitetit.
Me shume te drejte banore te atyshem me ngriten keto shqetesime, duke me theksuar se asgje nuk ka ndryshuar ne ato dy Bashki.
(Postimi i Tritan Shehut në facebook)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com










