Deputeti i PD thirrje SHBA dhe BE:
Duhet të ndërhyni urgjent në Alepo

Deputeti i PD thirrje SHBA dhe BE:<br />Duhet të ndërhyni urgjent në Alepo
KUVEND- Deputeti i PD, Asllan Dogjani ka kërkuar një qëndrim të Shqipërisë për të dënuar masakrën që po ndodh në Alepo të Sirisë, ndërsa SHBA dhe BE të ndërhyjnë për të ndaluar vrasjet e fëmijëve dhe grave.
 
Dogjani e cilësoi atë që po ndodh në Alepo më keq se masakrat e Hitlerit.
 
"Mendoj se parlamenti duhet të mbante një qëndrim për vrasjet e fëmijëve në Alepo të Sirisë.
 
Dënoj ashpër ngjarjet e rënda në Siri dhe i bëj thirrje SHBA dhe BE të ndërhyjnë për të ndaluar vrasjet e grave dhe fëmijë.
 
Shqipëria të paktën të dënojë vrasjet në Siri. Bota duhet të reagojë për ndryshe mesazhi është shumë i keq për nesër, pasi këto luftëra mund të vijnë edhe tek ne.
 
Prandaj si deputet dënoj ashpër vrasjet dhe shfarosjet masive dhe bombardimet, ndërsa kriminelët të vendosen përpara drejtësisë.
 
Këto masakra i kanë kaluar edhe Hitlerit
' tha ai. Pas fjalës së tij ka reaguar kryetari i Kuvendit, Ilir Meta që i ka kërkuar komisionit të Jashtëm formulimin e një deklarate në emër të parlamentit të Shqipërisë që dënon këto ngjarje të rënda.
 
"Besoj që Komisioni i Jashtëm të përgatisë një deklaratë me konsensus në emër të Kuvendit për të shprehur solidaritetin me viktimat e pafajshme dhe me familjarët e tyre, për një ndërhyrje ndërkombëtare sa më urgjente" u shpreh Meta.
 

(dy.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)