Deputeti i PDIU: Greqia do heshtjen
e Çamërisë, në këmbim të negociatave

Deputeti i PDIU-së, Omer Mamo ka reaguar ndaj lëvizjeve të fundit të Athinës zyrtare për çështjen çame. Deputeti i Fierit, shkruan në rrjetet sociale se Greqia po bën presion që të blejë heshtjen për Çamërinë, me kusht hapjen e negociatave në dhjetor.

Ja qëndrimi i plotë:
U njoha sot me reagimin e ministrit të jashtëm të Greqisë në lidhje me çështjen çame. Më erdhi çudi me mënyrën e reagimit dhe qasjen që një ministër i jashtëm i Bashkimit Europian ka për një çështje që lidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në botën e sotme demokratike. Si ka mundësi që apriori të përjashtohet një e drejtë legjitime e një kombi, e drejta e pronës?

Si ka mundësi që një shtet që minimalisht duhet të kërkojë ndjesë për gjenocidin e realizuar ndaj një popullsie të tërë, të reagojë me arrogance ndaj një qëndrimi korrekt të Komisionerit Johannes Hahn?

Si ka mundësi që Greqia në mënyrë të njëanshme të caktojë cilat janë temat që duhet të diskutohen në tryezën dypalëshe dhe t’i imponohet palës shqiptare se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të kërkojë?

Si ka mundësi që në mënyrë të hapur të na bëhet presion duke na detyruar që të blejmë fillimin e negociatave për anëtarësim me heshtjen ndaj çështjes çame?
Do i kërkoja ministrit të jashtëm të Republikës së Shqipërisë që në mënyrë zyrtare, të reagonte duke e shpalosur çështjen çame si një nga temat kryesore të tryezës dypalëshe.

Nuk mundet ministri i jashtëm grek që për shkak të presionit të brendshëm për dorëheqje të flasë në mënyrë arrogante ndaj organizmave europiane duke vënë në dyshim thelbin e ekzistencës së tij. Çështja çame nuk mund të zhduket, as të fshihet. Ajo sapo ka filluar!

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave