Deputeti i PDK-së Hisen Berisha: Kurtit po i duhet një 24 shtator tjetër, që ta paketojë 'Zajednicën' (me vetëmenaxhim)

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha: Kurtit po i duhet një 24 shtator tjetër, që ta paketojë 'Zajednicën' (me vetëmenaxhim)

Albin Kurti

Kësaj po i kontribuon, me disa skenarë: Një, me propagandën se “pritet sulm i ri në Kosovë”. Duke e përcjellë me deklarata histerike e patetike, “Kosova ka kapacitete për parandalimin e një sulmi tjetër terrorist”. Atëherë, meqë Policia është reagues i parë kur cenohet rendi ligjor e kushtetues brenda kufijve, shtrohet çështja, çfarë ka ndërmarrë qeveria për ketë, në aspektin e kushteve operative si: zhvillimi, mirëmbajtja, avancimi teknologjik dhe shtimi i tyre; kushteve të sherbimit si: pagat e policëve, sigurimi shëndetësor e jetësor, rrezikshmërinë, etj. 

A është koordinuar me PUN/KFOR, që janë kompetent për pacenueshmërinë e integritetit territorial, (nëse nuk është ndonjë skenar”).

Dy, me vendimin për pagesën e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës, duke i rigrupuar në mënyrë të pabarabartë dhe nxitëse ka shkaktuar pakënaqësi kolektive. Kjo ka sjellë deri të paralajmërimi për protestë para qeverisë dhe kushtëzime e konsekuenca tjera. Nëse shkojnë deri në eskalimin e përfolur, do të jetë situatë e mjaftueshme të paragjykohen e kualifikohen “armiqësisht” nga propaganda e kësaj qeverie, ashtu siç jemi mësuar ti dëgjojmë në të kaluarën. 

Paralajmërimi i njësive si FIT e NJRSH, NJSO, për protesta të ndara është pikërisht formula e shpërbërjes së kompetentes policore që me patriotizmin e tyre kushtetues e shtetëror, po e pengojnë agjendën Kurti -Vuçiq e të tjerët, për shpërbërjen e shtetit të Kosovës.

Tre, vonesat në kompletimin e infrastrukturës për Policinë e Kosovës, e në ketë rast stacionin e policisë në Zubin Patok dhe bazat tjera ku ka nevojë, por edhe në Ushtri e Shërbimin Inteligjen, po i shfrytëzon Serbia, që ashtu si në procesin politik, që të interferoi destruktivisht dhe ti kthej këto investime në “casus belli”, për një krizë të re me pretekst. Kjo merr konotacion shqetësues më tepër tani kur MPB dhe Policia po paralajmërojnë “sulme të mundshme serbe”!? Kështu që, tani duhet mobilizim gjithëpërfshirës, vigjilencë, për të shmangur befasitë.

Të gjitha këto rrethana tensioni, duhen parë edhe nëse mund t'i shërbejnë krijimit të një “24 Shtatori” tjetër, për të krijuar pretekst për ta implementuar “zajednicën” (me vetëmenaxhim) me paketim të ri. Albin Kurti, e hoqi njohjen dhe ndryshimin e kushtetitës si kushte në marrëveshjen finale me Serbinë, dhe e vuri “zajednicen”, me vetmenaxhim të cilin politikisht e drejta ndërkombëtare e interpreton si “dëshirë e një grupi etnik për autonomi ose pavarësi brenda një shteti të caktuar”. 

Edhe në Bruksel u krijua një “casus belli” për Serbin (njohja) dhe një për Albinin (zajednica/bashkësia), që të kenë arsye të dyja palët, për moszbatim. Veç bënë shoë televiziv, u takuan e nuk nënshkruan asgjë!? Përkundër faktit se janë dakorduar për të zbatuar detyrimet nga Plani Brukselit dhe Aneksi Ohrit, që të dyja në dëm të Kosovës. 

Pastaj, nxorën margaritarët e mashtrimit retorik, jo Kurti e shpëtoj Kosovën, jo Vuçiqi se njeh Kosovën! Këto janë taktikat tipike sllave, për konsum politik elektoral!

Edhe spekulimi se u sigurua njohja de facto, meqë Plani i Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, u arritën kushtimisht duke mos u detyruar Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës, nuk mund të jet kushtëzim siç u pretendua, në shkëmbim për modelin e bashkësisë/zajednices. 

Gjendja de facto, nuk prodhon siguri afatgjate, ngase kjo varet nga vendimi i palës që e ka forcën që ta ndryshoj gjendjen faktike, pa bazë juridike. Faktikisht, njohja de fakto ekziston që nga Marrëveshja teknike e Kumanovës e pëligjur në Kushtetutë, me Pakon Ahtisari, Deklaratën e Pavarësisë, Flamur e brezin e sigurisë, tokësor 5km dhe ajror 25km. 

Pra, pa njohjen de jure dhe heqjen e Kosovës nga kushtetuta e Serbis, nuk mund të ketë përmbyllje të konfliktit politik Kosovë - Serbi. 

Mjaft me mashtrimet e Albin Kurtit. Tanimë është letër e lexuar dhe po provon ta shkatërrojë edhe të vetmin segment operacional të sigurisë, Policinë e Kosovës.  

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë