Deputeti i PS 'tallet' me PD:S'mund
të shijojnë investimet e qeverisë

Deputeti i PS 'tallet' me PD:S'mund<br />të shijojnë investimet e qeverisë<br>
Deputeti socialist, Ervin Bushati, ka sulmuar Partinë Demokratike, teksa ka deklaruar se po dëmton shëndetin. Bushati është shprehur se PD politizon procesin e kontrollit bazë të shëndetit (check-up), duke shtuar se 27% e qytetarëve që nuk marrin pjesë sot në këtë skemë të parandalimit të sëmundjeve është ekzaktësisht sa përqindja e votuesve të PD.

Sipas tij, në një shoqëri civile mund të mirëkuptohet PD dhe thirrjet e saj qesharake për të mos shijuar investimet e qeverisë: Sheshin Skënderbej, Pazarin e ri apo dhe Bulevardin e Ri të Tiranës.

"PARTIA DEMOKRATIKE DËMTON SHËNDETIN. Produkte të rrezikshme në treg mbajnë paralajmërim nëse dëmtojnë shëndetin e konsumatorit. Partia Demokratike, në mënyrë të përsëritur, kthen në politikë shumë investime apo funksione të shtetit: investimet në shkolla, investimet në rrugë, PPP etj. PD politizon procesin e kontrollit bazë të shëndetit (check-up): qartësisht 27% të qytetarëve që nuk marrin pjesë sot në këtë skemë të parandalimit të sëmundjeve është ekzaktësisht sa përqindja e votuesve të PD.

Në një shoqëri civile mund të mirëkuptojmë PD-në dhe thirrjet qesharake për të mos shijuar investimet e qeverisë: Sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri apo dhe Bulevardin e Ri të Tiranës! Ndryshon puna kur i bën thirrje qytetarëve të mos kujdesen për shëndetin e tyre.  Ndoshta ka ardhur koha që Ministria e Linjës të nxjerrë një paralajmërim zyrtar: Partia Demokratike Dëmton Shëndetin!", ka deklaruar Bushati.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari