Deputeti i PS, Ahmetaj: ERE
maskaradë me licencën e CEZ
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, e ka cilësuar një maskaradë qesharake vendimin e Entit Rregullator të Energjisë që të premten nisi procedurat për heqjen e licencës së kompanisë CEZ. Gjatë një deklaratë për shtyp nga selia rozë, Ahmetaj deklaroi se ERE duhet të japë dorëheqjen pasi në vend që të bënte detyrën ka zbatuar urdhrat që i vinin nga Kryeministri Berisha.
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, e ka cilësuar një maskaradë qesharake vendimin e Entit Rregullator të Energjisë që të premten nisi procedurat për heqjen e licencës së kompanisë CEZ. Gjatë një deklaratë për shtyp nga selia rozë, Ahmetaj deklaroi se ERE duhet të japë dorëheqjen pasi në vend që të bënte detyrën ka zbatuar urdhrat që i vinin nga Kryeministri Berisha.
“Shqiptarët panë dje se nuk kanë më qeveri. Dje shqiptarët, gjithashtu, panë dhe një maskaradë të dytë ku Enti i dështuar Rregullator paska nisur procedurën për heqjen e licencës së kompanisë CEZ Shpërndarje. Qesharake! Ky Ent nuk ka moral! Ky Ent nuk ka moral të marrë asnjë veprim, pasi deri më sot ai ka vepruar si një Ent politik me urdhër të drejtpërdrejtë të Sali Berishës, me urdhër të drejtpërdrejtë të qeverisë shqiptare. Enti Rregullator duhet të japë urgjentisht dorëheqjen” u shpreh Ahmetaj.
Deputeti Ahmetaj deklaroi se përgjegjëse për problemet energjitike në vend janë pikërisht ERE dhe qeveria e Shqipërisë.
“Dje shqiptarët panë që ky vend nuk ka shtet. Dje shqiptarët panë që qeveria shqiptare nuk ekzistonte. Dje shqiptarët panë me sytë e tyre fajtorin e vërtetë të situatës shumë të rënduar elektroenergjetike dhe situatës së rënduar me ujësjellësit, pra me shërbimet jetike. Fajtorë janë qeveria shqiptare dhe Enti Rregullator i energjisë. Dje shqiptarët panë se si qeveria e tyre i ka lënë në mes të rrugës”, tha deputeti i PS-së.
Ahmetaj gjithashtu shtoi se për situatën e krijuar, edhe Kryeministri Berisha duhet të japë dorëheqjen.
“Sali Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen për një dështim spektakolar, të thellë, të madh dhe të pakthyeshëm të sistemit elektroenergjetik shqiptar. Dështim ky që rëndon mbi buxhetet familjare të qytetarëve të Shqipërisë”, deklaroi Ahmetaj.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47